Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fabrika e armëve në Serbi pranon se granatahedhës të konfiskuar në Banjskë janë në arkivat e saj të prodhimit

09/11/2023 - 18:12
në Kryesore, Lajme
A A
Fabrika e armëve në Serbi pranon se granatahedhës të konfiskuar në Banjskë janë në arkivat e saj të prodhimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc.

Kështu thuhet në përgjigjen dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga ky prodhues i armëve në Serbi, pas kërkesës për qasje në informacion me rëndësi publike.

Kjo është hera e parë që fabrika më e madhe serbe e armëve konfirmon informacionet e publikuara më herët nga autoritetet në Kosovë, se grupi i personave të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës kishin armë të prodhuara në Serbi.

Mirëpo, ajo që mbetet e panjohur edhe pas përgjigjes së dërguar nga Zastava, është se kur janë prodhuar dy granatahedhësit e përmendur, kujt i janë shitur dhe si kanë përfunduar në duart e sulmuesve të maskuar që u përleshën me Policinë e Kosovës, ku gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.

Për këtë sulm janë duke u zhvilluar hetime të ndara në Kosovë dhe Serbi.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në ditët pas sulmit, autoritetet në Kosovë shfaqën armët e konfiskuara. Sipas armëve që u ekspozuan, REL-i identifikoi numrat serikë të granatahedhësve dhe më pas më 2 nëntor iu drejtua Zastavës për informacione shtesë, përkatësisht nëse këto armë ishin prodhuar në fabrikën e kësaj kompanie dhe nëse po, kujt i ishin shitur.

Pasi kompania nuk u përgjigj në pyetje, REL më 20 tetor dërgoi kërkesë në Zastava për qasje në informacione me rëndësi publike dhe Zastava ktheu përgjigje pas dy javës.

Fabrika e Armëve Zastava, që ka prodhuar granatahedhësit e identifikuar, refuzoi që të jepte informacione se kur dhe kujt u ishin dorëzuar granatahedhësit.

Zastava argumentoi se refuzon të tregojë të dhëna më të hollësishme sepse “kjo do të rrezikonte seriozisht mbrojtjen e shtetit dhe sigurinë kombëtare apo publike”.

Gjithashtu tha se kjo do të rrezikonte “raportet ndërkombëtare” dhe do të përbënte “shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare të arbitrazhit”.

Por, pse ekziston një rrezik i tillë, fabrika serbe e armëve nuk shpjegon.

Sipas Ligjit për prodhimin dhe tregtinë e armëve në Serbi, prodhuesi i armëve dhe pajisjeve ushtarake është i detyruar të mbajë në mënyrë të përhershme evidencë për armët që prodhon. Në mesin e këtyre të dhënave përfshihen të dhënat për llojin, sasinë, numrin serikë, klientët dhe datat e dorëzimit.

Pas konfiskimit të armëve në Banjskë të Zveçanit, REL-i ka identifikuar me numër serik edhe snajperin e llojit Black Arrow M93.

Në kërkesën dërguar fabrikës Zastava, ka pasur pyetje edhe për këtë snajper, por Zastava tha se ai “nuk ekziston në arkivin tonë”.

Një tjetër armë, mortaja e llojit M69 që u përdor në sulm, u tha se nuk bën pjesë në programin e prodhimit të fabrikës së armëve Zastava.

Pas sulmit të 24 shtatorit, Policia e Kosovës ekspozoi raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, snajper, automjete ushtarake, ekspozivë, detonatorë, municione dhe armë të tjera, që tha se u konfiskuan në Banjskë.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë se qëndron prapa mbështetjes së grupit që kreu sulmin, si në aspektin e mbështetjes me armë, por edhe duke u ofruar trajnime në bazat ushtarake në Serbi.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulm, që Kosova e konsideron sulm terrorist./REL/

JU REKOMANDOJMË

Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Ekonomi

Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

13/06/2025 - 22:58
A po dështon mbrojtja e Izraelit? CNN: Sulmet e Iranit, ShBA i ndihmoi Izraelit në shkatërrimin e raketave
Lajme

A po dështon mbrojtja e Izraelit? CNN: Sulmet e Iranit, ShBA i ndihmoi Izraelit në shkatërrimin e raketave

13/06/2025 - 22:26
Irani lëshon valën e dytë dhe të tretë të raketave drejt Izraelit: Objektivi kryesor është Tel Avivi
Lajme

Irani lëshon valën e dytë dhe të tretë të raketave drejt Izraelit: Objektivi kryesor është Tel Avivi

13/06/2025 - 21:28
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Lajme

Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi

13/06/2025 - 21:21
Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)
Kryesore

Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

13/06/2025 - 21:08
Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, zyra e tij thotë se ‘ishin mirënjohës për vizitën e kujdesin’
Kryesore

Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, zyra e tij thotë se ‘ishin mirënjohës për vizitën e kujdesin’

13/06/2025 - 20:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë