Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sekretari i EFJ kritika pushtetit që po favorizon kandidatin për bord të RTK’së Mehmet Kalisin, godet edhe LDK’në

10/11/2023 - 12:55
në Kryesore, Lajme
A A
Sekretari i EFJ kritika pushtetit që po favorizon kandidatin për bord të RTK’së Mehmet Kalisin, godet edhe LDK’në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve ka thënë se është i shqetësuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit për përzgjedhjen e një anëtari në bordin e drejtorëve  të Radio Televizionit të Kosovës.

Ai tha se duket qartë se ka manipulime politike, e veçanërisht nga LDK-ja.

“#Kosova : Kam shqetësime të forta për vlefshmërinë e procesit aktual të rinovimit të bordit të drejtorëve të transmetuesit publik RTK. Mua më duket e qartë se ka pasur manipulime politike, veçanërisht nga opozita e LDK-së, për diskreditimin e padrejtë të kandidatëve të caktuar. LDK do të bënte më mirë të mbronte interesin publik sesa interesat e saj partiake”, tha ai.

Gutierrez deklaroi se ka dyshime edhe për kandidatin më të favorizuar nga shumica e partive politike, Mehmet Kalisi.

Kjo pasi sipas tij, ky person publikisht e mbështet partinë në pushtet dhe kryeministrin.

“Kam disa dyshime edhe për kandidatin më të favorizuar nga shumica e partive politike, Mehmet Kalisi, i cili është një person që publikisht mbështet partinë në pushtet dhe kryeministrin e Kosovës. Propozimi i tij për të krijuar një agjenci shtetërore të lajmeve brenda transmetuesit publik është një projekt i rrezikshëm. Televizioni publik është i të gjithë qytetarëve, jo i shtetit. Mendoj se një kandidat që ka plane të tilla nuk duhet të bëhet anëtar i bordit të RTK-së”, tha tutje ai.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurtyi që të anulojë procesin aktual dhe të sigurojë që personat si Kalis ose të tjerë që janë të lidhur me VV-në të qëndrojnë larg bordit të RTK-së.

“I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti që të anulojnë procesin aktual të zgjedhjes së anëtarëve të bordit dhe të sigurojnë që individët si z. Kalisi apo të tjerë që janë të lidhur me partinë në pushtet të mbahen larg bordit të RTK-së. I kujtoj zotit Kurti se puna e mirë e bërë nga partia e tij në zgjedhjen e bordit të transmetuesit publik dy vjet më parë u komprometua seriozisht kur drejtor i televizionit publik u zgjodh Rilind Gervalla, një person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.  Autoritetet publike në Kosovë duhet të shmangin politizimin e mëtejshëm të RTK-së. Në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha ndër të tjera ai në një postim në “Facebook”.

Komisioni Ad hoc i kishte propozuar Kuvendit për votim për anëtar të Bordit të RTK-së Mehmet Kalisin dhe Besnik Aliun. Vëzhguesit e procesit dhe organizatat ndërkombëtare alarmojnë për mungesë transparence dhe objektiviteti gjatë përzgjedhjes. Kërkohet që ky proces të përsëritet. Më i vlerësuari, Mehmet Kalisi, kishte postime ku i shante të gjitha mediat kosovare dhe thoshte se kur i lexon mediat serbe “ndihesh shumë më i çliruar”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë