Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dardan Molliqaj: Zajednica tani është autonomi, Ramushi dhe Albini përfunduan në ‘shtratin’ e saj – dialogu më i mbyllur se kurrë

10/11/2023 - 21:57
në Lajme
A A
Dardan Molliqaj: Zajednica tani është autonomi, Ramushi dhe Albini përfunduan në ‘shtratin’ e saj – dialogu më i mbyllur se kurrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka folur për Asociacionin, draft statutin që po flitet, si do të jetë ai në krahasim me atë të viteve të kaluara, qeverisjen Kurti e shumë të tjera.

Duke folur për protestat kundër Zajednicën që i ka bërë kur ishte në opozitë me VV-në, ai thotë se tani është shtuar nevoja, pasi tani nuk është Zajednicë por autonomi.

“Malli jo, por nevoja është shtuar. Besoj se ka nevojë më shumë se përpara, sepse tash është më shumë se Zajednicë, tash është autonomi’, thotë ai.

Molliqaj përmend protestat që i kanë bërë si PSD.

“I kemi pasur disa protesta, të cilat e kanë kundërshtuar këtë pushtet për disa çështje, një për energji, një për Gjykatën Speciale dhe një për Zajednicë, Asociacionin, por nën anën tjetër është pak e natyrshme krejt ai kulmim opozitar i pakënaqësisë me procesin e dialogut por jo vetëm, ka rezultuar me një mbështetje të madhe për një subjekt politik siç është Vetëvendosje, por çka është pritur vullneti politik aktivist i shprehur nëpër rrugë, Kuvend dhe fshatra e qytete, të kulmojë në qeverisje”, potencon i pari i PSD-së për Blic Interview.

Teksa flet për aktivistët e Vetëvendosjes, ish bashkëpartiaku i tyre vlerëson se ata tani disa janë burokratë e disa oportunistë.

“Një pjesë e madhe e aktivistëve janë shndërruar në oportunistë, të cilët disa janë mashtruar e disave po ju pëlqen, siç ndodh kudo. Ajo tash çka qytetarët kanë filluar të shohin se nuk po realizohet vullneti i tyre që është bartur nëpër protesta, votime e aktivitete tjera, kështu që besoj që po vjen edhe njëherë te qarja mes pushtetit dhe popullit. Mendoj se së shpejti do të fillojë të kuptohet se pushteti nuk e përfaqëson vullnetin qytetar, të paktën për atë për të cilën ka marrë mbështetje”, potencon Molliqaj.

Sipas tij, Kosova kurrë s’ka pasur dialog më të mbyllur se tani, teksa shton se drafti është i keq dhe Qeveria s’po e publikon atë, por po e interpreton, pa na e dhënë tekstin.

“Ajo që mund të them është se dialogu më jotransparent prej atij që ka qenë i Vjenës, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është ky. D.m.th kurrë dialog më të mbyllur s’ka pasur. Tani, unë pajtohem se gjatë negociatave jo gjithçka është publike, por ajo që nuk pajtohem është kur pranon, kur ka pranim nga të dy palët, edhe Serbia po thotë e kam pranuar draftin, edhe Kosova po thotë që e ka pranuar dhe nuk po e bëjnë publik. Për mua është e qartë që drafti është i keq. Po duan t’ia japin, kushtimisht me thënë me lugë të çajit informatën që kur të dalë informata përfundimtare, mos të duket më. Në vend që të na japin tekstin që ne ta analizojmë, Qeveria po vendos ta interpretojë për neve tekstin, pa na e dhënë tekstin”, deklaron Dardan Molliqaj.

Derisa përmend ata me të cilët ka protestuar bashkë kundër Zajednicës, kryetari i PSD-së thotë se Haradinaj e Kurti kanë përfunduar në shtratin e saj, derisa shton se me Zajednicë po mbillet fara e konfliktit mes shqiptarëve e serbëve.

“E para është e vërtetë që s’është e njëjta, por është më e keqe. E dyta, nga ata që kemi qenë në protesta mund të them se tash Ramushi dhe Albini kanë përfunduar në shtratin e Zajednicës, po e mbështesin atë, ndërsa, me sa e di z.Limaj dhe PSD-ja po e kundërshtojnë edhe tash të njëjtën gjë. Nuk mendoj që është e mirë sepse besoj që nuk është puna vetëm te sasia e kompromisit, por është puna që nuk është efikase në zgjidhje të problemit. Praktikisht jemi duke e mbjellë farën e konfliktit të ardhshëm mes komunitetit serb dhe atij shqiptar, ose mes Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve lokale serbe”, potencon ai.

Ani pse nuk e ka parë draftin, Molliqaj shton se në bazë të atyre që janë publikuar, ai është i themeluar në bazë të rezolutës 1244.

“Nuk e kam parë pro ajo që po dihet është që nuk ka të bëjë fare me 2015-ën dhe 2013-ën, në kuptimin që e ka tejkaluar atë. Është e qartë që Qeverisë kur nuk po i konvenon diçka po e mohon, ndërsa kur po e di që është e vërtetë s’po e mohon, ta zëmë në rastin konkret, nuk e mohoi faqen e parë që doli në emisionin Debat Plus në Dukagjin, nuk e mohoi kurrkush. Një draft më herët që e qitën si prezantim të Lajçakut, e mohuan. Prandaj nëse mbetet ajo, aty është e qartë që referenca kryesore është 1244, se referencat tjera janë të parapara, edhe në marrëveshjen e 2015-ës referohen ligjet e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës, korniza ligjore e saj. Por, këtu është futur 1244-shi, që e bën Kosovën territor i cili aktualisht menaxhohet nga institucionet e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar”, thekson Dardan Molliqaj./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë