Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës, për tetë muaj u ekzaminuan mbi 35 mijë monedha

11/11/2023 - 10:05
në Ekonomi, Lajme
A A
Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës, për tetë muaj u ekzaminuan mbi 35 mijë monedha
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës. Kështu e përshkruajnë ekspertë të Agjencisë së Forenzikës praninë e monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vend.

Vlera e tyre, thonë ata, është në rritje krahasuar me vitin e kaluar – aktualisht dhjetëra mijëra euro.

Nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.

Më të falsifikuarat, sipas tyre, janë monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurosh.

Feriz Selimaj, ekspert në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, thotë për Radion Evropa e Lirë se cilësia e falsifikimeve varion nga më e dobët deri në shumë e mirë.

“Për ne si ekspertë nuk është vështirë të identifikohen [paratë false]. Është e thjeshtë. Në laborator kemi aparaturë të avancuar dhe identifikohen lehtë, por për një qytetar nuk është e lehtë të dallohet origjinali me falsin”, thotë Selimaj.

Feriz Selimaj gjatë punës në laborator.
Feriz Selimaj gjatë punës në laborator.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës, por përdor euron. Nga shtetet e tjera të rajonit, ashtu vepron edhe Mali i Zi.

Ekzaminimi i kartëmonedhave prej 50 eurosh.
Ekzaminimi i kartëmonedhave prej 50 eurosh.

Me Kodin Penal të Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdor ose posedon para të falsifikuara, me qëllim që t’i vendosë në qarkullim si të vërteta, dënohet prej 1 deri në dhjetë vjet burgim.

Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti u iniciuan 486 raste të falsifikimit të parave, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar 804.

Policia nuk ofroi detaje të tjera për to, por në raportimet 24-orëshe të saj publikohen shpesh raste të konfiskimit të parave të falsifikuara.

Në një nga raportimet e fundit për këtë çështje, më 17 tetor, policia tha se një menaxher i një banke në Kosovë ka raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar në atë institucion “një sasi të parave” që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlera e tyre ka qenë afër 2.000 euro.

Në të njëjtën ditë, policia njoftoi se ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar afër 1.000 euro – në monedha prej 2 eurosh – që janë dyshuar si të falsifikuara.

Monedha metalike prej 2 eurosh të falsifikuara.
Monedha metalike prej 2 eurosh të falsifikuara.

Çka thotë Banka Qendrore e Kosovës?

Në një deklaratë me shkrim, Banka Qendrore e Kosovës thotë se është duke u koordinuar me organet përgjegjëse “për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin” e dukurisë së parave false.

Pa dhënë më shumë detaje, në BQK thonë se paratë false e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i inkurajojnë sidomos bizneset që ta ndalojnë praktikën e furnizimit me monedha nga “operatorë të dyshimtë” dhe për çdo kërkesë, t’u drejtohen bankave komerciale.

Ata nuk specifikojnë se kujt i referohen me “operatorë të dyshimtë”, por thonë se praktika e tillë do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e qarkullimit të parave false.

Një euro false dhe tjera origjinale gjatë ekzaminimit në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës.
Një euro false dhe tjera origjinale gjatë ekzaminimit në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës.

Më 7 nëntor, BQK-ja i njoftoi mediat për mbajtjen e një takim ndërinstitucional, lidhur me luftimin e kësaj dukurie.

Në komunikatë u tha se “Banka Qendrore e Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë janë pajtuar që t’i intensifikojnë aktivitetet në zbatim të ligjit, të shtohen kontrollet dhe aktivitetet inspektuese brenda dhe në kufi, si dhe të ndiqen ligjërisht dhe me efikasitet aktivitetet e tilla joligjore”.

REL-i bisedoi me përfaqësues të disa bizneseve të vogla në Prishtinë dhe disa prej tyre pranuan se janë përballur me monedha false – kryesisht 2 euro.

“Disa konsumatorë duan të blejnë me ato para se nuk e dinë që janë false, por ka pasur raste që edhe unë kam pranuar 2 euro false dhe nuk e kam ditur”, tha pronari i një biznesi ushqimor, duke dashur të mbetet anonim.

“Të ta them të drejtën, edhe marr para false, por edhe kthej. Ka shumë në qarkullim – më së shumti 2 euro”, sipas tij.

Në laboratorin ku ekzaminohen paratë false
FotogaleriNë laboratorin ku ekzaminohen paratë false

Çka thonë ekspertët?

Falsifikimi i parasë është krim që në mënyrë të vazhdueshme paraqet rrezik për ekonominë e një vendi, thonë ekspertë të çështjeve financiare.

“Në momentin që identifikohen si para false, aq sa është shuma e tyre, aq janë edhe humbjet në ekonomi”, thotë Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Odën Ekonomike Amerikane.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin pa viza në vendet e BE-së – gjë që pritet ta rrisë edhe qarkullimin e tyre.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Por, cili është rreziku që ata të përballen me shkelje, nëse bartin pa ditur para false në tregun e BE-së?

“Unë do t’i këshilloja qytetarët e Kosovës që të mos marrin monedha metalike se mund të përballen me përgjegjësi ligjore nëse i prezantojnë ato para në vendet e BE-së”, thotë Abazi.

Mejdi Bektashi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, nuk sheh ndonjë rrezik të madh në këtë aspekt.

“Shumica e njerëzve përdorin kartelat bankare për t’i ikur këtij rreziku. Të gjitha këto para false, në fund, do të mbesin në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Si të mbroheni nga paratë e falsifikuara?

Për kontrollin e vërtetësisë së parave, Banka Qendrore e Kosovës sugjeron qytetarët që të ndjekin tre hapa të lehtë: “prek, shiko, kontrollo” – pa pasur nevojë për mjete të posaçme.

Monedhat false janë zakonisht më të vrazhda dhe mund të identifikohen edhe me devijime, shkronja dhe simbole që nuk përputhen me origjinalin.

Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave, sipas sugjerimeve të BQK-së, mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike, ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 1, 2 dhe 5 centë janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk janë fare magnetike, ose tërhiqen fort nga magnetet”, thuhet në manualin e BQK-së për mbrojtje nga paratë false.

Selimaj, nga Agjencia e Forenzikës, i sugjeron qytetarët që t’i përdorin më shumë kartelat bankare./REL

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes

Presidentja Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes
23/03/2026 - 19:18

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-sekretaren Madeleine Albright, në katërvjetorin e vdekjes. Osmani tha se Albright, nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por na...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme
23/03/2026 - 18:16

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph u takua me Vjosa Osmani përpara përfundimit të mandatit të presidentes. “Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë...

Më shumëDetails

Bajrami publikon postimin e dikurshëm të Kurtit ku ankohej për naftën e shtrenjtë: A s’po ndjeheni të mashtruar?

Bajrami për VV’në: Parim e kishin ardhjen në pushtet, tash mashtrojnë me Zajednicë dhe injorojnë minatorët
23/03/2026 - 18:11

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, reagoi ndaj “komenteve me gjuhë vulgare” në një postim të saj në Facebook ku kishte kritikuar qasjen e...

Më shumëDetails

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

I moshës 18-vjeçare dhe pjesë e një grupi terr’orist, ky po raportohet të jetë i dyshuari që vr’au rreshterin në Kaçanik
23/03/2026 - 17:46

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, shkruan “Jepi zë”. Sipas një komunikate të përbashkët të...

Më shumëDetails

AGK-ja i reagon VV-së: Fushatë e rrezikshme nxitëse kundër mediave në Kosovë

AGK-ja i reagon VV-së: Fushatë e rrezikshme nxitëse kundër mediave në Kosovë
23/03/2026 - 16:54

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar për një valë të re të, siç e ka quajtur, fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    678 Shpërndaje
    Shpërndaje 271 Tweet 170
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë