Pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, policia ka kontaktuar qytetaren N.A., së cilës paratë i janë kthyer me procesverbal.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar dhe vlerësuar lart qytetarin A. Gashi për këtë gjest shembullor, ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare” – thuhet në njoftim.












