Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj: Zajednica e themeluar nga rezoluta 1244, do ta ketë presidentin dhe dy drejtorë – Kurti postier i saj

11/11/2023 - 15:04
në Lajme
A A
Molliqaj: Zajednica e themeluar nga rezoluta 1244, do ta ketë presidentin dhe dy drejtorë – Kurti postier i saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, thotë se Asociacioni do të jetë akt i njëanshëm i Kosovës, pasi për themelimin e tij referencë është rezoluta 1244.

“Statusi i Kosovës vazhdon të mbetet edhe në marrëveshjen bazë i ndryshëm për palët dhe Kosova ka pranuar thotë, po e marr, palët pajtohen se kanë qëndrim të ndryshëm për statusin e Kosovës dhe kemi marrëveshjen bazë. Çka e dimë ne, Serbia thotë se Kosova është pjesë e jona, na ka edhe në Kushtetutë, Kosova thotë ne jemi të pavarur. Tani, kjo ka degraduar edhe më shumë sepse një akt i cili do të jetë akt i brendshëm i Kosovës, ajo është dakorduar në Bruksel, po ai do të jetë akt i njëanshëm i Kosovës, për themelimin e tij referencë e ka 1244-shin, sipas publikimit që na doli në media. Prandaj, kjo po i bie që Asociacioni nuk e njeh Kosovën. Kosova thotë që e njeh, ne po e themelojmë, ndërsa Asociacioni mund të thirret se nuk na njeh, pasi është themeluar nga 1244-shi. Ajo është cilën pjesë po e merr ti, Serbia merr çka të dojë, Asociacioni merr çka të dojë, ne e dimë çka do të bëjë presidentja me Asociacionin, do të thotë se ne i referohemi 1244-shit dhe jemi themeluar në bazë të tij”, thotë ai.

Molliqaj në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ai e rikthekson se Asociacioni është autonomi dhe gjëja më e rëndësishme është që me të kemi menaxhim tani dhe jo siç kemi pasur mbikëqyrje.

“Ajo është autonomi, për këtë nuk e di më a duhet me i thënë Zajednicë apo direkt autonomi, se nëse është Asociacioni niveli pak më i ulët i kompetencave, Zajednica pak më shumë, tash kemi autonomi. Nuk dihet a do t’i themi Zajednicë apo autonomi, po doket se formalisht Zajednicë, jo ne por për Serbinë është Zajednicë, për neve bashkësi, që do të thotë s’janë të barasvlefshme në aspektin politik. Por, gjëja e rëndësishme që ka tejkaluar tash është menaxhimi, përpara e kemi pasur termin mbikëqyrje, tash kemi menaxhim, i cili është term qeverisës, edhe shëndetësia dhe arsimi, niveli parësor, dytësor dhe tretësor që quhet në ligjin që quhet në ligjin për shëndetësi publike në Republikën e Kosovës, tash do t’i meanxhojë Asociacioni. Krejt sistemi shëndetësor që e menaxhon Arben Vitia…kanë qenë nën mbikëqyrje, tani janë menaxhim dhe kanë qenë niveli i parë dhe dytë, tani është edhe i treti”, potencon ai për BlicInterview.

Kreu i PSD-së shton se për pesë vetë, Asociacioni do ta ketë presidentin dhe dy drejtorë, derisa është e ndarë me të dhe arsimi e shëndetësia dhe dy ministrat Vitia e Nagavci s’kanë kompetenca mbi të.

“Ajo çka e pamë te drafti i Ramës, e që duket se është pjesa kryesore edhe e draftit tjetër, megjithatë mbetet për t’u parë, kemi një dallim cilësor sepse krejt institucionet që Serbia i ka në arsim dhe në shëndetësi, e që i ka në të gjitha nivelet, me financa, me planprograme, me rregulla, me krejt ato, tani ato i menaxhon Asociacioni, pra e kemi Arben Vitinë që menaxhon me shëndetësi në krejt Kosovën, përjashto veriun dhe Asociacionin, dhe e kemi Arbërie Nagavcin, në arsim dhe do të kemi presidentin e Asociacionit me dy drejtorë të dy drejtorive që menaxhojnë në të gjitha nivelet shkëputurazi, ndarazi Kosovës, të paktën për pesë vjet, derisa të ketë marrëveshje tjetër”, vlerëson Molliqaj.

Sipas tij, me Kushtetutë këto janë marrje të kompetencave dhe sipas saj nuk lejohet kjo, edhe nëse thonë ndërkombëtarët.

“Nuk është e vërtetë, nuk i kanë pasur këto kompetenca komunat dhe dallimi është që Gjykata Kushtetuese e ka përkthyer nga anglisht në shqip dhe ka thënë që kjo është marrje e kompetencave që ia bëjmë komunave. Me Kushtetutë të Kosovës nuk lejohet kjo punë. Edhe nëse thonë ndërkombëtarët një gjë të tillë, është antikushtetuese. S’kemi vendim për këtë punë”.

Si çështje shtesë ai e sheh buxhetin, që thotë se është rregulluar qysh tani, derisa shton se Kurti është vetëm një postier i Asociacionit.

“Çka është shtesë është çështja e buxhetit, në radhë të parë buxheti qysh tash është rregulluar aty që pas disa negocimeve që mund t’i ketë Qeveria me presidentin dhe asamblenë e Asociacionit, çështja shkon në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo është arbitri që e vendosë buxhetin, pra, ti nuk ke ingirenca mbi të. Në anën tjetër, ka tendencë të shitet fakti që nismat për ndryshime e statutin e Asociacionit të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, shkojnë përmes kryeministrit dhe nismat legjislative që mund t’i nisë Asociacioni e që s’i ka pasur më herët e që i çon kryeministri në parlament, është në fakt më mirë kjo, na e ka bërë kryeministrin postier të Asociacionit, se nuk ka ingirenca që mund t’i ndalë, veç këtë që me i dërgu, edhe thotë që nuk janë në përputhje me qëndrimin e Qeverisë, pra e kemi veç postier”, deklaron Dardan Molliqaj.

Por, sipas tij, Kurtit i shkon emri Albin Zajednica, që thotë se kjo e fundit do t’ia sigurojë jetëgjatësinë atij në pushtet.

“Mendoj që emri më së shumti i takon Albin Kurtit është Albin Zajednica dhe ky është regjimi i Zajednicës dhe kjo jo veç për faktin që po e sjell Zajednicën, por duke e sjellë atë ky do të marrë më shumë liri nga faktori ndërkombëtar, për të pasur më shumë shtypje ose regjim në Kosovë, e siguron jetëgjatësinë në pushtet”, thotë Molliqaj i PSD-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë