Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Kurti, shkruan Veriu.info.
Ky i fundit në Forumin e Paqes në Paris, ka thumbuar Hashim Thaçin duke thënë se ideja e shkëmbimit territoral ka ardhur nga një nga paraardhësit e tij.
Pas deklaratës së kryeministrit Kurti, deputeti Haxhiu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar, duke thënë se Albin Kurtit nuk i mjaftoi bashkëpunimi dhe dërgimi i dosjeve në Hagë, por ai po tenton ende që të hedh gurë mbi figurën e Hashim Thaçit.
Postimi i plotë i Haxhiu:
Bashkëpunuan me djallin, sponzorizuan raporte dhe derguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i ipet mundësia.
Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”!
Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti.













