Policia bashkë me Doganën kanë njoftuar se kanë zhvilluar dy kontrolle, një në Zhitkovc të Zveçanit dhe një në hyrje të Leposaviqit ku është konfiskuar mall i kontrabanduar.“Në të dy lokacionet ku janë kryer kontrolle janë hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar. Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokolata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës”, thuhet në e përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle tjera për të parandaluar kontrabandimin e mallrave.“Policia në bashkëpunim me doganën do të vazhdojë aktivitetet me qëllim që të parandalojnë aktivitete kriminale ndër kufitare duke bërë që mallrat që hyjnë në Republikën e Kosovës të jenë të kontrolluara në mënyrë që të jenë të sigurta për konsumimin nga qytetarët, por edhe t’i kalojnë procedurat e tatimeve të parapara sipas ligjeve të vendit”, thuhet në njoftimin./BetimipërDrejtësi










