Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë vendim për rritjen e bursave, për stdudentët vushtrrias.
Idrizi ka njoftuar se nga 55 numri i bursave do të rritet në 70, për vitin akademik 2021/2022.
Ai ka thënë tutje se arsimi do të mbetet prioritet gjatë qeverisjes së tij.
Postimi i plotë:
RRITET NUMRI I BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK 2021/2022
Sot, kam marr vendim që numrin e bursave për studime ta rris nga 55 sa ishte vitin e kaluar, në 70 për vitin akademik 2021/22. Andaj, jam shumë i lumtur që këtë informatë ta ndaj sot me të gjithë studentët vushtrrias.
Ky është vetëm fillimi, pasi arsimi mbetet ndër prioritet kryesore të mandatit tim qeverisës.













