Analisti politik Arbnor Sadiku, pas publikimit të disa draft statuteve të Asociacionit, thotë se të gjitha statutet e publikuara verifikojnë se Kosova duhet të krijojë një pushtet të tretë.Sadiku në një prononcim për Gazeta Blic, tha se krijmi i një pushteti të tretë apo paralel, nuk do të ndryshoj asgjë për pushtetin përveç infrastrukturës së propagandës.“E para, të gjitha statutet e publikuara verfikojnë se Kosova duhet të krijoj një pushtet të tretë apo paralel, dhe kjo nuk ndryshon asgjë për pushtetin perveç infrastrukturës së propogandës”, tha Sadiku.Tutje ai thotë se drafti final do bëhet publik posa të pranohet 100% nga pala serbe.“Në opozitë ishin kundër dhe sot janë për, mendoj, që posa të pranohet 100% edhe nga pala serbe atëherë do publikohet drafti final”, shtoi Sadiku për Gazeta Blic.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











