Ndjeshëm janë rritur shpenzimet e luksit nga institucionet e Kosovës gjatë vitit 2023, krahasuar më vitet paraprake, 2022 dhe 2021.Kryeministri Albin Kurti, si opozitar kritikonte, për luksin e tepruar kundërshtarët e tij politikë. Tash rritja e shpenzimeve të luksit për udhëtime zyrtare, karburante dhe shërbime telefonike, ka ndodhur në kohën kur ai vetë është në krye të Qeverisë.
Zyrtarët shtetërorë kanë shpenzuar deri tash në vitin 2023 (janar-shtator) gjithsej mbi 27 milionë euro për udhëtimet zyrtare, karburantet për vetura si dhe shërbimet telefonike, raporton Instituti për hulumtime Front, duke u bazuar në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Financave.Kjo shumë, e cila mund të rritet ende sepse nuk ka përfunduar viti kalendarik 2023, e tejkalon shumën e vitit 2022.
kurti
Vjet për të njëjtat arsye ishin harxhuar mbi 21 milionë euro. Kurse 13.5 milionë sosh, më 2021.Shteti ka shpenzuar 6 milionë euro në luks më shumë gjatë 2023-ës sesa gjatë 2022-ës dhe mbi 13 milionë më shumë sesa gjatë 2021-ës.
Shpenzimet për “hava”Zyrtarët shtetërorë kanë harxhuar 7.2 milionë euro për udhëtimet zyrtare jashtë vendit gjatë periudhës janar-shtator të 2023-ës.
Ministria e Financave pagoi për të njëjtën arsye 5.3 milionë më 2022-ën, raporton Instituti për hulumtime Front.Më pak në vitin 2021, 2.5 milionë.