
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu thotë se Raporti i Progresit për Kosovën tregon për regresin në shumicën e sektorëve institucional.
Sa i përket sektorit të shëndetësisë, Haxhi thotë ky është Raporti i Progresit më i keqi për sektorin e shëndetësisë prej se këto raporte shkruhen për Kosovën, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Bekim Haxhiu:
Raporti i Progresit për Kosovën tregon për regresin në shumicën e sektorëve institucionalë. Asnjëherë që nga pavarësia nuk ka pasë raport më të keq për Kosovën.
Ky nuk është raport i opozitës, por i Komisionit Evropian.
Raporti i Progresit për shëndetësinë në Kosovë pasqyron atë që unë jam duke e thënë në vazhdimësi se gjendja është shqetësuese.
Ka mungesë të llogaridhënies, rritje të buxhetit dhe shpenzime të vazhdueshme që lidhen me korrupcionin.
Sipas raportit 33% e shkaqeve të vdekjeve janë raportuar gabimisht ose nuk janë diagnostikuar. Mos diagnostikimi është pasojë e listave të gjata te pritjes për procedurat diagnostikuese, ku pacientët kanë vdekur duke pritur për procedura diagnostikuese.
Vdekshmëria e fëmijëve mbetët problem serioz. Aktualisht janë shënuar 16 vdekje në 1000 lindje, tre herë më e lartë se mesatarja e BE-së.
Procesi i reformimit në sektorin e shëndetësisë, ende nuk parasheh Strategji të shëndetësisë ani pse jemi ne vitin e tretë të Qeverisë Kurti.
Qeveria ka dështuar të miratoj Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore.
Fondi i Sigurimeve shëndetësore aktualisht është duke shërbyer vetëm si agjent pagesash, në vend të zhvillimit të miratimit dhe monitorimit të standardizuar të procesit . Fondi nuk angazhohet në asnjë negocim kontratë me spitalet jashtë vendit për shërbimet të cilat nuk mund të kryhen në sektorin publik. Probelemet me Fondin janë thënë disa herë se rrezikohet të falimentohet ende pa filluar sigurimet shëndetësore.
Ky është Raporti i Progresit me i keqi per sektorin e shëndetësisë prej se këto raporte shkruhen për Kosovën.











