Mbrëmjen e së hënes është djegur vetura e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq,E njëjta ishte kërcënuar kohë më parë ndërsa arsyet e djegies së veturës ende nuk dihen.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një pronocnim dhënë për “Gazeta Blic” duke folur në lidhje me rastin konkret tha se sulme të tilla tani mund të kuptohen në formën që mund të kemi paraqitjen e ndonjë formacioni të ri brenda komunitetit serb, që nuk ka dal ende në pah.
“Sulmet të tilla tani më mund të kuptohen në formën që mund të kemi një paraqitje të re të ndonjë formacioni brenda komunitetit serb që nuk ka dalur në pah dhe diktuar nga organet e rendit deri me tani por që duhet parë hetimet se si do të zhvillohen” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”
Ai deklaroi se siguria mund të cënohet në rast se prapa këtyre veprimeve mund të jetë Beogradi.
“Siguria mund të cënohet në rast se mbrapa këtyre veprime të jete Beogradi zyrtar që ka për qëllim kanë nxitjen e nacionalizmit serb dhe ndarrjen e qytetareve në bazë të përkrahjes apo jo të politikës zyrtare të Serbis deri me 17 dhjetor” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani tha se kjo vepër është kriminale dhe ka për qëllim të shpërndajë frikë te serbët vendas.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo raporton Gazeta Blic.












