
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së fundmi në një intervistë hodhi dritë mbi një rrjet të ngatërruar që përfshin politikën, narkotikët, kontrabandën e cigareve dhe foli gjithashtu për marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën.
Ish-kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se për herë të parë ky shtet ka arritur që të fillojë luftën kundër kontrabandës.
Ai ka shtuar se qëllim i qeverisë që ai ka udhëhequr për një vit e gjysmë, ka qenë fillimi i këtyre çështjeve.
“Problemi më i madh këtu ka qenë se nuk kemi mundur ta luftojmë deep state(para politikën), s’mundemi me ndërru tërë administratën, sistemin gjyqësor, por kemi nisur proceset. Kemi nis luftën kundër kontrabandës së cigareve, biznesi më i madh që ka bërë Mali i Zi në 30 vjet e fundit, biznes që matet 500 milionë euro në vit”, – ka thënë Abazoviq.











