Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një koment për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin.
Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.
Edi Rama: Nuk është puna ime të bëj analiza të tilla. Kryeministër bëhesh kur bëhesh dhe jo kur zgjidhesh. Ajo që ka bërë Albini duke pranuar atë draft është shenjë që Albini po bëhet kryeministër.
Pyetje: Do e prisni për të parë ndeshjen e radhës në ‘Air Albania’?
Edi Rama: Ç’është kjo, unë kam grua dhe fëmijë dhe secili në stadium shkon për qejfin e vet./reporttv/













