Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, OSBE e ka përcjellë në Qeveri kërkesën e Beogradit

15/11/2023 - 15:25
në Lajme
A A
A do të lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, OSBE e ka përcjellë në Qeveri kërkesën e Beogradit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbia më 17 dhjetor do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare. Misioni i OSBE’së në Kosovë ka thënë se Beogradi ka kërkuar nga ta që t’i grumbullojnë votat e votuesve serbë që jetojnë në Kosovë. Ky mision ka thënë se e kanë informuar Qeverinë e Kosovës, mirëpo nga këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje. Në të kaluarën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë janë mbajtur edhe në Kosovë, mirëpo referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë nuk u lejua.

Më 17 dhjetor në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Sikur edhe herëve tjera, edhe kësaj here Serbia ka kërkuar që ky proces të organizohet në Kosovë.

Misioni i OSBE’së në Kosovë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se më 3 nëntor kanë pranuar një kërkesë nga Qeveria e Serbisë që ta kryejë mbledhjen e votave të votuesve që jetojnë në Kosovë.

OSBE ka thënë se e kanë informuar Qeverinë e Kosovës dhe “palët tjera” dhe se janë të gatshëm ta kryejnë mbledhjen e këtyre votave “në të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme”.

Sipas OSBE’së, këto kushte janë pëlqimi nga të dyja palët dhe ofrimi i mbështetjes për sigurinë, përfshirë edhe nga Policia e Kosovës.

“Më 3 nëntor, Misioni i OSBE-së në Kosovë pranoi një kërkesë nga Qeveria e Serbisë për të kryer një operacion për mbledhjen e votave të votuesve rezidentë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit. Si në rastet e mëparshme, mbështetja e institucioneve të Kosovës është thelbësore që OSBE-ja të ndërmarrë një operacion të tillë, siç ishte rënë dakord fillimisht në vitin 2012 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE-së dhe QUINT-it. Misioni ka informuar Qeverinë e Kosovës dhe palët tjera të interesuara për kërkesën dhe është i gatshëm në parim që të kryejë një operacion për mbledhjen e votave në të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme të tilla. Këto kushte përfshijnë pëlqimin nga të dyja palët dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme të sigurisë për operacionin, përfshirë edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e OSBE’së për Gazetën Express.

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në adresë të Zyrës së Kryeministrit, mirëpo deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Kryeministri Kurti më 6 nëntor është takuar me shefin e misionit të OSBE’së në Kosovë, Michael Davenport, mirëpo në njoftimin e Qeverisë nuk është bërë e ditur nëse është folur për kërkesën e Beogradit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin biseduan për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së, në Kosovë. U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë. Në takim u fol për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë me ç‘rast Kryeministri falënderoi Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës.”

Më 16 janar 2022, Serbia kishte mbajtur një referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë. Serbia kishte kërkuar që ky referendum të organizohet edhe në Kosovë, mirëpo pavarësisht thirrjeve të QUINT’një gjë e tillë u refuzua nga Qeveria e Kosovës.

Serbëve u ishte mundësuar të votojnë vetëm nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës një ditë para se të mbahej referendumi kishin miratuar një rezolutë, përmes së cilës kundërshtonin mbajtjen e referendumit.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.

Qytetarët serbë në Kosovë kishin protestuar për moslejimin e mbajtjes së referendumit, ndërsa Bashkimi Evropian kishte shprehur keqardhje që nuk është gjetur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

“BE-ja shpreh keqardhje për pamundësinë e gjetjes së një marrëveshjeje me Qeverinë e Kosovës për të lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të mbledhë fletëvotimet në Kosovë, në përputhje me praktikën nga e kaluara”, kishin deklaruar nga BE-ja. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë