
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që serbët kanë organizuar ditën e premte në veri.
Kelmendi përmes një postimi në rrjetin e tij social ka thënë se Serbia po luan viktimën para syve të botës, duke shtuar se pakicat serbe kudo gjatë historisë kanë shprehur pakënaqësi, duke tentuar të krijojnë “Serbinë e Madhe” në kurriz të shteteve përreth.
Ai ka pohuar se duke pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme.
“Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Serbia është perfide në luajtjen e viktimës para syve të Botës
Fjala e drejtë e thënë për çështje me rëndësi Kombëtare – Patriot/Tradhëtar Me duhet ti them dy fjali për çështjen e Protestave të orkestruara nga Serbia,e me të cilat qeveria e Serbisë po dhunon qytetarët serb që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Ne nga historia e dijmë se pakicat serbe kudo gjatë historisë, në Jugosllavi kanë shpallur pakënaqësi, duke tentuar që të krijojnë Serbinë e madhe në kurriz të shteteve përreth! Çdo herë duke inskenuar edhe vrasje, gjenocide ndaj popullit të vet në mënyrën më brutale e duke arritur që ti njollosin popujt tjerë / Shembulli i freskët, Kafeteria ‘Panda’ e frekuentuar vetëm nga të rinjët serb dhe malazez, ku vet shteti kreu masakër dhe akuzoi UÇK-në!
U vranë nga shteti fëminjët e të gjithë atyre udhëheqësve e kompanive shtetërore të kohës, të cilët nuk respektuan largimin e punëtorëve nga puna – që ishte direktivë politike e asaj kohe. Me këtë Serbia tentonte të tregonte se kinse sa të paskrupullt janë shqiptarët që vrasin edhe femijët pa dallim.












