Kontrata për regjistrimin e automjeteve jotaktike në FSK ka përfunduar dhe si rezultat ato do të mbesin pa regjistrim deri në kontratën e re.
Si pasojë e kësaj situate, autobusi i linjës Gjilan – Komoran për ushtarët e FSK-së është ndaluar për qarkullim pasi nesër më datë 17.11.2023 i skadon regjistrimi, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Veriu.info ka siguruar vendimin e shefit të sektorit që ndalon qarkullimin e autobusit të kësaj linje./VeriuInfo/












