Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar edhe partitë opozitare në raport me Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja duhet të jenë më unike në qëndrimet e tyre.
“Opozita është mirë me kanë unike në qëndrim, jo me dal dikush me thanë e pashë dokumentin e dikush jo, kur të gjithë janë kanë në një takim. Shihet që edhe opozita nuk është shumë e kjartë rreth kësaj situate”, është shprehur Haradinaj në një intervistë për gazetën Nacionale.
Sipas tij, tri partitë opozitare duhet të kërkojnë edhe ndihmën e presidentes dhe të SHBA-së.
“Edhe në rast se z. Kurti e refuzon bashkëpunimin me opozitën me gjet forma tjerë. Është presidentja e Republikës që e ka obligim zbatimin e Kushtetutës dhe me kërku llogari prej presidentes. Pastaj, është mirë me kërku ndihmë prej Qunti-t. Pse mos me shku tre liderët e opozitës me u taku me ambasadorin amerikan me diskutu për këtë temë dhe me i thanë a mundesh me na ndihmu”, është shprehur Haradinaj.












