Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja Krasniqi: Raporti i Komisionit Evropian me gjetja të zymta për Kosovën, është esenciale që qeveria t’i trajtojë këto mangësi

18/11/2023 - 13:29
në Lajme
A A
Deputetja Krasniqi: Raporti i Komisionit Evropian me gjetja të zymta për Kosovën, është esenciale që qeveria t’i trajtojë këto mangësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të publikuar nga Komisioni Evropian, për të cilin thotë se ka gjetje të zymta për Kosovën, veçanërisht në fushën e administratës publike, gjyqësorit dhe të drejtave themelore, funksionimit të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, lirisë së shprehjes, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, transmeton VeriuInfo.

Krasniqi, e cila është kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, i ka bërë thirrje qeverisë që të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të çuar përpara agjendën evropiane

Postimi i Rrezarta Krasniqi:

Si kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, e konsideroj që është me rëndësi të trajtoj raportin e publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian.

Raporti i Vendit, ndër të  tjera, shpërfaq disa mangësi alarmante që kërkojnë vëmendje dhe veprim të menjëhershëm.

Fatkeqësisht, Kosova, kur krahasohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, del si një nga vendet më të dobëta në pothuajse të gjitha fushat e mbuluara nga raporti.

Gjetjet janë të zymta, veçanërisht në fushën e administratës publike, gjyqësorit dhe të drejtave themelore, funksionimit të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, lirisë së shprehjes, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar, ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale,  dhe kapaciteti për të përballuar presionin konkurrues, statistikat dhe kontrolli financiar.

Është esenciale që qeveria t’i trajtojë këto mangësi dhe t’i japë përparësi zhvillimit të strategjive dhe politikave gjithëpërfshirëse për të korrigjuar mangësitë e identifikuara.

Si kryetare e këtij komisioni parlamentar, i bëj thirrje qeverisë që të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të çuar përpara agjendën evropiane. Kjo nuk është vetëm çështje e përmbushjes së kërkesave të BE-së, por edhe një përkushtim për rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës.

Legjislacioni i ri për zyrtarët publikë dhe pagat u miratua nga Kuvendi duke përdorur procedura të shpejta. Ligji për pagat është aktualisht në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Ligji i ndryshuar për zyrtarët publik rrezikon të krijojë dhe përkeqësojë boshllëqet ekzistuese në kapacitetet administrative.

Pavarësisht përmirësimit të performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mjetet parandaluese kundër korrupsionit të përcaktuara në legjislacion ende nuk janë përdorur plotësisht.

Lidhur me lirinë e shprehjes, shqetësimet mbeten në lidhje me sulmet dhe kërcënimet fizike, fushatat e shpifjeve publike dhe gjuhën e urrejtjes, duke përfshirë këtu edhe skandalin nga Qeveria e Kosovës e cila kishte marrë vendim për mbylljen e TV Klan Kosova, bazuar në një vendim të ARBK-së.

Qeveria duhet të angazhohet për të adresuar këto sfida, duke punuar në bashkëpunim me akterët përkatës. Aspiratat e Kosovës për integrim evropian janë të kushtëzuara nga përparimi i dukshëm në këto fusha kyçe dhe është detyra jonë të sigurojmë që reformat e nevojshme të zbatohen shpejt dhe në mënyrë efektive.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë