Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekonomistët për Raportin e KE-së: Shqetësuese mos ekzekutimi i buxhetit, vendimet e BQK-së ruajtën stabilitetin financiar

19/11/2023 - 10:46
në Lajme
A A
Ekonomistët për Raportin e KE-së: Shqetësuese mos ekzekutimi i buxhetit, vendimet e BQK-së ruajtën stabilitetin financiar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raporti i Komisionit Evropian (KE) në fushën e ekonomisë ka shpërfaqur ngadalësimin e rritjes ekonomike, teksa shqetësuese mbetet problemi në lidhje me mosekzekutimin e buxhetit. Kështu thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtori i Institutit “Riinvest”, Alban Hashani, kanë komentuar për Ekonomia Online Raportin, me ç’rast thonë se kanë mbetur pa u adresuar shumë prej kërkesave nga vitet e kaluara.

Ndonëse Kosova përballet me një ngadalësim të rritjes ekonomike, sipas drejtorit të Institutit “Riinvest”, Alban Hashani, trend më të ulët të rritjes do ta kemi këtë vit se sa viti i kaluar. Thotë se trendi do të jetë më i ulët edhe sa vetë parashikimi i Qeverisë së Kosovës.

“Po Raporti i Progresit si zakonisht përdor gjuhë të kujdesshme dhe provojnë t’i evitojnë këto terminologjitë e forta, megjithatë çka mund të evidentohet është se Kosova ka një ngadalësim të normës së rritjes, fatkeqësisht është rikthyer në trendët tradicional të para pandemisë. Pas një niveli të rritjes dyshifrore që e kemi pasur në vitin 2021, madje sipas të dhënave të dy kuartale të para të vitit 2022, ne do të shohim një trend më të ulët se sa ai i vitit të kaluar, për më tepër më i ulët se sa edhe parashikimi që Qeveria e ka bërë të cilin projeksion Qeveria e ka rishikuar pra e ka ulur projeksionin e vet në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pra në përgjithësi, Raporti i Progresit evidenton disa përparime të kufizuara, mirëpo e evidenton gjithashtu që kanë mbetur pa u adresu shumë prej kërkesave ose hapave që janë parapa edhe në vitet paraprake”, u shpreh Hashani.

Duke folur për rritjen ekonomike, Hashani konsideron se në Kosovë duhet të krijohen politika që e adreson këtë çështje. Kryesore sipas tij është rritja e punësimit dhe aktiviteti në ekonomi.

“Unë mendoj që Kosova qenësore e ka që ta përshpejtojë normën e rritjes në mënyrë që me ngushtu hendekun me vendet e rajonit por edhe të Bashkimit Evropian. Kjo rritje fatkeqësisht është kthyer në trendët historike e cila nuk është mjaftueshme, duhet politika të cilat e përshpejtojnë këtë rritje dhe që i adresojnë disa prej problemeve kyçe, veçanërisht çështjet që lidhen me papunësinë e cila ende mbetet e madhe, ndoshta si numër ka rënë mirëpo kjo kryesisht për shkak të uljes së shkallës së aktivitetit në ekonomi por edhe migrimit të madh i cili do të jetë këtë vit por edhe vitet që po vijnë”.

Problematikë tjetër sipas tij është mosekzekutimi i buxhetit të shtetit e sidomos për investime kapitale. Ndërsa shqetësuese e sheh alokimin e mjeteve për subvencione e transfere.

“Në anën tjetër, Raporti gjithashtu evidenton problemin në lidhje me ekzekutimit të buxhetit, pra veçanërisht në ekzekutimin e investimeve kapitale, të cilat mbesin të ulëta e për më tepër ka një kompozicion atipik buxheti i Kosovës, pra kemi një anim më të madh në shpenzime të transfereve dhe subvencioneve, prej të cilëve kthimi është më i ulët e në anën tjetër edhe në nivel planifikimi, investimet kapitale mbesin të ulëta por të cilat edhe më të ulëta janë në nivel të ekzekutimit”, deklaroi Hashani.

Ndërsa ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka folur për sistemin financiar, gjë që e vlerëson lartë Raporti i Komisionit Evropian. Thotë se kjo është bërë falë politikave dhe vendimeve që i ka ndërmarrë sa ishte në krye të BQK-së.

“Në rend të parë flet për problemet në rendin e investimeve si edhe për ngadalësimin e rritjes ekonomike sidomos pas agresionit Rus në Ukrainë. Sipas Raportit, ekonomia ka treguar stabilitet gjatë kohës së krizave por gjithashtu përmendën edhe sfidat që ballafaqohet sektori privat të cilat janë të shumta. Flet edhe për sistemin financiar në vend kryesisht për Bankën Qendrore të cilën unë e kam udhëhequr deri në mars të këtij viti. Vlerësohen të arriturat në sektorët e mbikëqyrur nga BQK-ja si bankat, kompanitë e sigurimeve, Fondi Pensional dhe institucionet mikro-financiare dhe financiare jobankare. Kjo e arritur është falë përkushtimit dhe kontrollit të mirë që e kemi bërë gjatë punës time si BQK”, u shpreh Mehmeti, teksa vlerësim tjetër i jep edhe vendimit për vendosjen e stikersave për automjete, të cilët si rezultat ishte ulja e numrit të veturave të paregjistruara.

“Evidentohet edhe ulja e automjeteve të pa regjistruara të cilat para disa viteve ishin diku rreth 200 mijë automjete pa sigurim dhe regjistrim të cilat nga 20 për qind tash janë përafërsisht diku 5 për qind. Kjo është si rezultat me Byronë Kosovare të Sigurimit dhe Institucionet e Kosovës. Vendosja e stikerave kjo ka lehtësu edhe punën e Policisë së Kosovës, ky raport i vlerëson të arriturat në sektorin e sigurimeve dhe prej një sektori me humbje të theksuar ku në vitin 2016 ka pasur një humbje rreth 26 milionë euro dhe sot flasim për një sektor që është i mirë i kapitalizuar dhe kjo hap rrugë që ne të bëjmë vizitë në Bruksel në Këshillin e Byrosë atje dhe t’i prezantojmë të arriturat në këtë sektor dhe të hapim rrugë për gjetje të modalitetit për të shitur kartonin e gjelbërt që përmendet dhe është një e arritur dhe kriteret që janë kërkuar janë plotësuar”, u shpreh tutje Mehmeti.

Teksa ka folur për e Raportin, Mehmeti ka kërkuar që këto rekomandime të merren parasysh, pasi sipas tij ato janë në të mirë të ekonomisë kosovare.

“Raporti është përfshirës ku flet për kriteret ekonomike dhe të arriturat në vend dhe nuk ka ndonjë gjë që nuk është vlerësuar nga raporti i KE dhe ne nuk duhet t’i anashkalojmë këto rekomandime duke pasur parasysh që Kosova synon integrimin në BE është e objektivi kryesor nëse duam integrimin prandaj dhe për këtë duhet marrur për bazë rekomandimet nga raporti i KE që kjo të na lehtësojë rrugën drejt BE prandaj pres që të merren parasysh sepse janë në të mirë të vendit dhe ekonomisë, dhe secili institucion duhet ta marr parasysh dhe të zhvillojnë planet në bazë të këtyre rekomandimeve”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë