Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai për lajm.net ka treguar se përse partia e tij nuk del në rrugë për të protestuar pasi që janë edhe parti opozitare, shkruan lajmi.net.
Haxhiu tha se preferojnë të ndjekin rrugë ligjore për të kundërshtuar veprimet e kësaj Qeverie.
Ndërsa sa i përket Zajednicës së Kurtit, ai tha se partia e tij nuk bëjnë “gjakderdhje” nëpër rrugë, po i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.












