Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Treorëshi problematik për zhdoganimin e mallit

19/11/2023 - 13:47
në Lajme
A A
Treorëshi problematik për zhdoganimin e mallit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Shoferët, me vështirësi, binden të dërgojnë mallra në Kosovë. Ata hezitojnë, sepse ndodh që mbeten pa pauzë e pa ushqim”, thotë Nasuf Hoti, pronar i një kompanie me qendër në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, problem është koha e shkurtër – prej vetëm tri orësh – për të cilën shoferët e kamionëve me mallra duhet të arrijnë nga pika kufitare ku hyjnë në Kosovë, deri te terminali për zhdoganimin e mallrave. Në të kundërtën, gjobiten.

Kosova ndan pika kufitare me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi.

Në pikat kufitare bëhet deklarimi i dërgesave komerciale që hyjnë në Kosovë dhe ato, pastaj, plumbohen ose mbyllen me dry, derisa të arrijnë në njërin prej terminaleve të Doganës së Kosovës.
Dhjetë terminalet për zhdoganim, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë të vendosura në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë: Prishtinën, Hanin e Elezit, Pejën, Mitrovicën e Jugut, Gjilanin, Prizrenin dhe Ferizajn.

Më i madhi prej tyre është në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, zhdoganohen 60 për qind e mallrave që importohen.

“Edhe shoferët kanë orar”

Afati prej tri orësh është “absurd” edhe për Ilir Saqipin, pronar i kompanisë “Ilirija-Transport” në Preshevë – pjesa jugore e Serbisë – që po ashtu transporton mallra në Kosovë.

“Kur hyn në Kosovë, për shembull, kamioni futet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe duhet të shkojë në terminalin doganor në Pejë. Është problem të arrihet atje për tri orë, sepse mund të ndodhë të ketë ndonjë aksident në rrugë, pëlcet ndonjë gomë, ka kolonë…”, thotë Saqipi për Radion Evropa e Lirë.

Kamionë të radhitur në Merdare, për të hyrë në Kosovë, më 15 qershor të këtij viti.

Kamionë të radhitur në Merdare, për të hyrë në Kosovë, më 15 qershor të këtij viti.

Pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, gjendet në komunën e Gjilanit, në juglindje të Kosovës, dhe është mbi 130 kilometra larg qytetit të Pejës, që gjendet në veriperëndim të Kosovës.

Arben Gashi, pronar i kompanisë “Star Shped” nga Prishtina, ndan hallin e njëjtë me kolegët e vendeve fqinje.

Ai thotë se shoferët, shumë shpesh, detyrohen ta bëjnë pauzën para se të hyjnë në Kosovë, në mënyrë që të mos vonohen në terminal të zhdoganimit.

“Edhe shoferët kanë orar të punës sikurse punëtorët tjerë”.

“Nëse ka ndonjë problem eventual, patjetër duhet të lajmërohet dogana. Në të kundërtën, gjobitesh”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Besim Berisha, kryetar i Shoqatës së Transportueseve të Mallrave, që funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se “jo rrallëherë paraqiten raste kur transportuesit nuk arrijnë me kohë në terminal”, por nuk specifikon më shumë në lidhje me gjobat e shqiptuara.

Ai thotë se shoqata që drejton, së shpejti, do të bëjë kërkesë zyrtare tek institucionet kompetente që koha transitore e mallit të zgjatet edhe për një orë, përkatësisht në katër orë.

Sipas tij, kjo periudhë do t’i eliminonte problemet e pretenduara të operatorëve ekonomikë.

Në rast vonese, 500 euro gjobë

Dogana e Kosovës lejon që zhdoganimi të bëhet në terminalin më të afërt nga pika e hyrjes në Kosovë, ose në terminalin më të afërt me selinë ku është e regjistruar kompania.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, thotë se nëse operatorët ekonomikë nuk e respektojnë afatin prej tri orësh për arritjen nga pika kufitare në terminalin e zhdoganimit, një gjë e tillë konsiderohet shkelje. Por, nëse shoferët i paralajmërojnë vonesat dhe ato janë të arsyeshme, gjobat nuk aplikohen, sipas tij.

Me Kodin Doganor, gjobat për këto raste janë 500 euro.

Stavileci thotë se rastet e gjobitjes janë të rralla, sepse operatorët ekonomikë i lajmërojnë vonesat.

Sipas Doganës, afati prej tri orësh, i paraparë me një udhëzim administrativ, “është i mjaftueshëm” dhe në rast se kamionët nuk kanë ndonjë defekt, dërgesat mund të arrijnë në cilindo terminal nga cilado pikë kufitare.

Zyrtarë të Doganës nuk japin ndonjë përgjigje për arsyet e këtij afati kohor, që zbatohet prej vitesh, por ish-drejtori i këtij institucioni, Naim Huruglica, thotë se kjo kohë e rrit sigurinë e qarkullimit të mallrave.

“Po e marr një shembull se ku mund të jetë rreziku… Dikush, ndoshta, ka deklaruar se ka një mall të lirë, material ndërtimor, por në realitet ka fshehur diçka brenda, dhe nëse nuk lajmërohet ose zhduket brenda tri orësh, ekziston dyshimi se ai është ndalur në ndonjë vend për ta ndërruar atë mall, ose për ta shkarkuar, ose për të bërë diçka”, thotë Huruglica për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, thotë Huruglica, ankesat e pronarëve të kompanive transportuese janë të padrejta, pasi, kujton ai, ata kanë të drejtë ta zgjedhin terminalin më të afërt.

Madje, sipas tij, me gjendjen aktuale të rrugëve të Kosovës, treorëshi është afat optimal për të arritur në cilindo terminal.

“Fakti që Dogana e ka limituar këtë në tri orë, ka synim që shoferëve të kamionëve të mos u lejohet devijimi i rrugës, apo të ndalen pa arsye… vetëm nëse ka ndonjë prishje ose diçka tjetër”, thotë Huruglica.

REL-i ka pyetur institucionet në Maqedoni të Veriut dhe në Serbi se sa është në këto vende koha për zhdoganimin e mallrave – sepse sipas disa kompanive transportuese në Kosovë, atje arrin deri në 6 orë – por nuk ka marrë përgjigje.

Kosova importon shumicën e produkteve nga vendet fqinje ose ato të Bashkimit Evropian.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në vend, Kosova ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro, ndërsa ka eksportuar produkte në vlerë prej afër 1 miliard eurosh. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë