Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, pas ndeshjes së dy veturave në rrugën B.
Lexuesit e Veriu.info ka dërguar foto ku shihet se si dy vetura janë shkatërruar si pasojë e aksidentit të ndodhur në mesnatë.
Veriu.info mëson se nga ky aksident janë lënduar dy shoferët e veturave, të cilët janë dërguar urgjentisht për trajtim në QKUK, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.












