Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti bisedoi me Stoltenbergun për praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën

20/11/2023 - 21:09
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti bisedoi me Stoltenbergun për praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, u diskutua roli historik i NATO-s në Kosovë dhe kontributi i vazhdueshëm i misionit të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në vend, krahas zhvillimeve të fundit në vend dhe rëndësisë së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve.

ZKM njofton se Kurti duke folur për situatën e sigurisë, veçanërisht në raport me rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për të, “veçoi praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri”.

“Më këtë rast, Kryeministri listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe. Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kryeministri Kurti kërkoi nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n për paqen dhe sigurinë.

Ai tha se përderisa viti i kaluar u përshkrua me barrikada të ngritura nga grupe kriminale që qëllim kishin t’u kundërviheshin rendit dhe ligjit (korrik dhe dhjetor 2022), ky vit ishte vit i sulmeve të dhunshme ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, vendore dhe ndërkombëtare, siç ishte rasti i 26 dhe 29 majit, pastaj rrëmbimi i policëve të Kosovës me 14 qershor e që kulmoi me agresionin e 24 shtatorit që cenoi sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare.

Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri Kurti ndau me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg të gjetura nga procesi i hetimeve të institucioneve vendore të sigurisë mbi rastin e sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, por edhe mbi rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës së Kosovës, me 14 qershor, “që konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë. Kryeministri tha se këto dy raste dëshmojnë nevojën për të rritur sigurinë sidomos përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa i bëri thirrje Sekretarit që NATO gjithashtu të dalë sa më parë me konkluzionet e hetimeve të saj të pavarura mbi rastin e rrëmbimit kriminal të tre policëve të Kosovës dhe sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel.

Kryeministri e njoftoi Sekretarin për mbarëvajtjen e atij takimi, dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës kundruall planit evropiano-amerikan për rrugën përpara drejt zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike. Me këtë rast, kryeministri Kurti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe, si dhe propozoi hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në NATO.

Sipas ZKM, Sekretari Stoltenberg shprehu mirënjohjen e tij për koordinimin e institucioneve të sigurisë me KFOR-in, si dhe për mbështetjen që Qeveria dhe Republika e Kosovës i ka dhënë Ukrainës në përballje me agresionin ushtarak të Federatës Ruse, teksa sulmin e 24 shtatorit në Banjskë e quajti të tmerrshëm dhe të papranueshëm.

Kryeministri Kurti, në takim shoqërohej nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

JU REKOMANDOJMË

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
12/11/2026 - 08:03

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot, në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e...

Më shumëDetails

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
11/11/2026 - 23:31

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy lokacione në Mitrovicë Veri ku zhvilloheshin lojëra të fatit-bixhozit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar...

Më shumëDetails

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin
11/11/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai hedhi akuza së vëllai i deputetes Janina Ymeri është marre me tregtim të...

Më shumëDetails

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
11/11/2026 - 22:42

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jetik për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke kërkuar...

Më shumëDetails

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt
11/11/2026 - 22:23

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të Daut Haradinajt lidhur me pretendimet për blerjen e energjisë elektrike nga kompanitë serbe. E ftuar në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Kapet në Zvicër, ekstradohet në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
11/11/2026 - 22:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person që kishte urdhërarrest ndërkombëtar. Ky ekstradim, sipas forcave të rendit, është kryer nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë