Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

11/11/2026 - 22:42
në Lajme
A A
Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jetik për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke kërkuar reagim institucional dhe një pozicionim të qartë të shtetit karshi këtij procesi.

Në emisionin “Prime” në RTK, Bajrami ka thënë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk duhet të shihet vetëm si proces individual, pasi, sipas tij, mund të ndikojë në mënyrën se si ndërkombëtarët e interpretojnë krijimin e shtetit të Kosovës dhe luftën për liri e pavarësi.

“Procesi që po zhvillohet në Hagë është një proces jetik për Republikën e Kosovës, për historinë e saj dhe për të ardhmen e saj. Dhe ky proces prek esencën e shtetësisë së Kosovës, për këtë arsye kërkohet një reagim shtetëror, institucional dhe një pozicionim i drejtë dhe i vendosur i Republikës së Kosovës karshi këtij procesi”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka kundërshtuar pohimet se gjykimi prek vetëm katër persona dhe nuk ka ndikim në të ardhmen e vendit.

“Nuk po gjykohen katër ushtarë të thjeshtë, por katër themelues të një geriljeje patriotike që qëndron në historinë e Kosovës, të cilët njëkohësisht kanë dhënë edhe kontribut substancial në procesin e shtetndërtimit”, ka thënë ai.

Duke folur për Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Bajrami ka thënë se, meqë është votuar në Kuvend, procedura duhet të përfundojë dhe ligji të dërgohet për nënshkrim te presidentja dhe më pas të shpallet në Gazetën Zyrtare.

Ai ka theksuar se nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij ligji dhe se nuk është konsultuar nga Partia Demokratike, ndonëse më herët, siç ka thënë, ka qenë hartues i akteve kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Një shtet serioz nuk mund të luajë me ligjet e veta. Duhet të finalizohet ky proces dhe pastaj, në qoftë se ka të meta apo ka nevojë për ndërhyrje në këtë ligj, ato ndërhyrje bëhen në mënyrë institucionale, në procedura kushtetuese”, ka deklaruar Bajrami.

Sipas tij, tërheqja e ligjit apo kthimi i tij në procedurë me kërkesë të një partie politike do ta vendoste shtetin në një pozitë të papërcaktuar institucionale.

Ai ka shtuar se, nëse pas shpalljes së ligjit evidentohen dispozita të mangëta apo kontradiktore, ato duhet të trajtohen përmes një ligji të ri për plotësimin dhe ndryshimin e tij.

JU REKOMANDOJMË

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt
11/11/2026 - 22:23

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të Daut Haradinajt lidhur me pretendimet për blerjen e energjisë elektrike nga kompanitë serbe. E ftuar në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Kapet në Zvicër, ekstradohet në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
11/11/2026 - 22:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person që kishte urdhërarrest ndërkombëtar. Ky ekstradim, sipas forcave të rendit, është kryer nga...

Më shumëDetails

“Familjarët e Lumir Abdixhikut merren me tregtimin e rrymës”, Ilir Kërqeli me akuza për familjarë të LDK-së

“Familjarët e Lumir Abdixhikut merren me tregtimin e rrymës”, Ilir Kërqeli me akuza për familjarë të LDK-së
11/11/2026 - 21:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka foluar për çështjet politike në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Deputeti Kërqeli tha se...

Më shumëDetails

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj
11/11/2026 - 21:24

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë më hapur rreth jetës së saj personale dhe...

Më shumëDetails

Kurti ndan pamje nga takimi me Macronin në Pallatin Élysée: Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kurti ndan pamje nga takimi me Macronin në Pallatin Élysée: Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
11/11/2026 - 21:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, integrimin...

Më shumëDetails

Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!
11/11/2026 - 20:50

Avni Ajeti i njohur për kontributin e tij në luftë si bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa pasiqë ky i fundit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • TEB banka ia bllokoi llogarinë që 3 javë, deputeti Kraki: Sektori bankar në Kosovë ka funksionim gati mafijoz si vjedhës masiv i qytetarëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë