Sot kryeministri Albin Kurti pati një moment të pakëndshëm, derisa gjendej në përvjetorin e masakrës së Krushës të Madhe.
Atë e ndali motra e një dëshmori, që tha se është edhe kushërira e Ukshin Hotit, ndërsa nga Kurti kërkoi ‘’llogari’’ se pse e ka shkarkuar.
Bahrije Hoti, që dikur kishte shërbyes si diplomate u shkarkua nga ministrja Donika Gërvalla, bashkë me 10 zyrtarë të tjerë.
Ish diplomatja Hoti ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.
Sot ajo kërkoi ‘’llogari’’ nga Kurti për shkarkimin e saj, pas përballjes që pati me të.
Ndërsa Kurti i tha se do kërkonte sqarime për këtë gjë, anipse dikur ishte vetë ai që kishte lavdëruar punën që po e bën Gërvalla, përfshirë këtu edhe shkarkimet.
Bahrije Hoti është motra e dëshmorit Fahredin Hoti, që punoi si doktor gjatë luftës. Shtëpia e tij në Krushë të Madhe u shndërrua në spital, ku kurohen shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilë nga të gjitha trevat e Anadrinisë e të Malishevës, të cilët gjendeshin të rrezikuar dhe në gjendje të rëndë, pa ilaçe dhe pa ndihma mjekësore. /gazetametro.net













