Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë fyer dhe sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, si pasojë e sulmi fizik, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkohë, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri 21.11.2023 – 01:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit fillimisht kishin fyer e më pas edhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit fizik, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.












