Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja: Ndalen luftimet katër ditë, lirohen 50 pengje

22/11/2023 - 10:10
në Kryesore, Lajme
A A
Marrëveshja: Ndalen luftimet katër ditë, lirohen 50 pengje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Natën e së mërkurës (22.11.) kabineti qeveritar izraelit ra dakord për ndalimin e luftimeve kundër Hamasit. Marrëveshja parashikon që grupi militant islamist, Hamas që konsiderohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste, brenda katër ditësh të lirojë 50 nga 240 pengjet, që janë rrëmbyer në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor. Ndalimi i luftimeve mundëson edhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

“Qeveria ka miratuar bazat e fazës së parë të një marrëveshjeje, që parashikon lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve, gra dhe fëmijë, brenda katër ditësh, ku dhe ndalen luftimet”, u tha në një njoftim për shtyp të zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Katari, Egjipti dhe SHBA.

Edhe Hamasi e konfirmoi ekzistencën e një marrëveshjeje. Sipas Hamasit kjo marrëveshje parashikon lirimin e 150 të burgosurve palestinezë, bëri të ditur milicia terroriste në Telegram.

Tym në sfond pas sulmeve izraelite në Gaza të martën, 21.11.2023Tym në sfond pas sulmeve izraelite në Gaza të martën, 21.11.2023
Tym në sfond pas sulmeve izraelite në Gaza të martën, 21.11.2023Fotografi: Leo Correa/AP Photo/picture alliance
Zgjatja e ndalimit të luftimeve e mundur

Sipas mediave izraelite ndër pengjet pritet të lirohen 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra të moshuara. Nëse mes tyre ndodhen izraelitë me dy pasaporta është e paqartë. Media “Times of Israel” ka bërë të ditur, se të burgosurit izraelitë do të kthehen në ato vende, ku kishin jetuar para burgosjes “përfshirë Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor”. Televizioni Channel 12 bëri të ditur se spitalet izraelite janë të përgatitura për mbërritjen e pengjeve.

Marrëveshja që pritet të hyjë në fuqi të enjten parashikon edhe më shumë ndihma humanitare. Kështu do të lejohen 300 kamionë me ndihma humanitare dhe karburante në ditë. Kryeministri izraelit, Netanjahu theksoi, se asgjë nuk ka ndryshuar në misionin e Izraelit. “Ne gjendemi në luftë, dhe do ta vazhdojmë atë deri sa të arrijmë të gjitha qëllimet. Të shkatërrojmë Hamasin dhe të kthejmë të gjithë pengjet e të sigurojmë që asnjë grupim në Gaza nuk do të kërcënojë Izraelin.”

la/ag

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë