Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një polic, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Express se bëhet fjalë për 4 të dyshuar.
“Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër. Patrullat policore të stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

![Grabitje e armatosur në Suharekë – gjuajtje me armë mes policisë dhe hajnave [VIDEO]](https://veriu.info/wp-content/uploads/2023/11/media-800x600-3.png)








