Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesori britanik: Vuçiq po e përdor Kosovën për zgjedhjet e brendshme

23/11/2023 - 08:12
në Kryesore, Lajme
A A
Profesori britanik: Vuçiq po e përdor Kosovën për zgjedhjet e brendshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori britanik nga Westminster University, Aidan Hehir dhe politikani socialdemokrat Nenad Çanak e shohin Serbinë si kërcënim për paqen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. E për shkak të situatës se ndjeshme në Ballkan, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake në Bosnje dhe Kosovë.

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar që Kosova dhe Serbia t’i zbusin tensionet, kjo e fundit nuk e ka zbutur retorikën luftë nxitëse.

Vetëm një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, polemizuan për ushtrinë.

Shefi i NATO-s kërkoi që mos ketë grumbullim të forcave ushtarake serbe pranë kufirit Kosovën, por i ky i fundit tha se kjo çështje i takon vetëm Serbisë se ku e pozicionojnë ushtrinë.

E profesori britanik, Aidan Hehir, ka treguar arsyet se pse Vuçiq po vepron në këtë mënyrë.

“Zgjedhjet po afrohen ne Serbi dhe Vuçiq tani dëshiron të tregoj se sa i fortë është ai para serbëve. Vuçiq, gjithashtu e përdor Kosovën për ta larguar vëmendjen nga problemet e brendshme që ka Serbia. Por në të vërtetë ai nuk është edhe aq i fuqishëm sa e paraqet veten sepse kur NATO i ka bërë presion që t’i largojë trupa nga kufiri, ai është tërhequr. Megjithatë konsideroj se duhet pasur kujdes sepse e pamë çfarë ndodhi në Banjska. Kësaj radhe Serbia nuk do të duhej të shpëtonte pa u ndëshkuar për sulmin në Banjska sepse gjëra të tilla mund të ndodhin sërish në të ardhmen nëse nuk ka ndëshkim. Imagjinoni tani se çfarë reagimi do të kishte nëse shqiptarët do të përfshiheshin në ndonjë sulm të tillë ndaj serbëve, Kosova do të ndëshkohej direkt”, ka thwnw Hehir për Tëvë 1

Ndërsa politikani serb Nenad Çanak, thotë se Vuçiq i dërgoi një mesazh të keq Perëndimit dhe se situata e sigurisë vazhdon të jetë e brishtë.

“Moska mund të destabilizojë relativisht lehtë rajonin në dy pika nevralgjike: në kufirin Serbi-Kosovë dhe në vijën e entitetit midis Bosnje Hercegovinës dhe Republikës Serbe. Mjafton të dërgohen nja dy duzina mercenarë për të provokuar një incident në njërën nga këto dy pika dhe për të vënë në pikëpyetje gjithë paqen në Ballkan dhe për të larguar edhe më shumë vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë. Në rrethana të tilla, akumulimi i trupave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është një mesazh i keq për Perëndimin i dërguar nga Beogradi, por ai i siguron Vuçiqit një marrëdhënie relativisht të mirë me Putinin, gjë që i është shumë e nevojshme në fushatën zgjedhore. duke pasur parasysh popullaritetin e madh të Putinit në Serbi”, thotë Çanak.

Për shkak të situatës se ndjeshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake të përhershme që përfshin Bosnje e Hercegovinën dhe  Kosovën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë