Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka tregua se pse dhe si përfunduan në VV dhe Qeverinë Kurti, sipas tij nostalgjikët e Jugosllavisë, Islamistët dhe enveristët, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka renditur disa pika që kanë të bëjnë me këtë çështje, derisa ka thënë se asnjëherë nuk do ta kuptojmë si duhet VV’në, Kurtin dhe Qeverinë aktuale.
“Nëse nuk kuptohet drejtë PSE dhe SI përfunduan në VV dhe në Qeverinë Kurti 1) Nostalgjikët e Jugosllavisë – pra ata që ishin kundër luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. 2) Islamistët – pra ata që deformojnë islamin për politika me agjenda jo shqiptare dhe 3) Enveristët – pra ata që edhe kur u hap Shqipëria refuzuan ta pranojnë se ky lloj komunizmi paska qenë dekadent.Asnjëherë nuk do ta kuptojmë si duhet VV-në, Kurtin dhe Qeverinë aktual.
Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se si këto tri mendësi politike dhe kulturore shumë antagoniste me njëra tjetrën përfunduan në një strofullog politik.Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se pse proceset e filluara pas luftës së fundit kanë ngecur dhe janë deformuar kaq shumë.Asnjëherë nuk do të kuptojmë se një kombinim i tillë është dekadent dhe jo funksional.Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se krejt këto mund të mbijetojnë bashkë veç me populizëm. Deri kur ?”, ka shkruar Abdullahu. /gazetametro/











