Deputeti i Partisë Demokraitke të Kosovës, Bekim Haxhiu, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se duhet një sqarim nga Kurti se përse shkon në forumet politike në Greqi, ndërsa refuzon Samitin e Diasporës në Tiranë dhe organizimet tjera me Shqipërinë.“Duhet një sqarim nga Kurti përse shkon në forumet politike në Greqi, ndërsa refuzon Samitin e Diasporës shqiptare dhe organizimet tjera me Qeverinë e Shqipërisë”, shtoi Haxhiu.Tutje ai thotë se një ndarje e tillë ndër shqiptare do të ndodh edhe me 28 nëntor, ku thotë se është për keqardhje qasja e Kurtit në raport me Shqipërinë.“Duke se një ndarje e tillë ndër shqiptare do të ndodh edhe me 28 Nëntor, është për keqardhje qasja e Kurtit në raport me Shqipërinë”, tha Haxhiu për Gazeta Blic.









