Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasi lidhi koalicion me Vuçiçin, Shesheli sërish para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për krime lufte

24/11/2023 - 12:40
në Kryesore, Lajme
A A
Pasi lidhi koalicion me Vuçiçin, Shesheli sërish para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për krime lufte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte ka ngritur akuza të reja ndaj politikanit fashist serb Vojsllav Sheshel. Ende nuk janë bërë publike akuzat që rëndojnë mbi të, ndërkohë që mediat serbe deklaruan se padia lidhet me krimet e kryera nga paramilitarët serbë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Sheshel njihet si ultrancionalist që ka luajtur rol kryesor në masakrat e kryera në Kroaci dhe Bosnjë gjatë viteve 1990, kohë kur mbante dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë serbe.

Në vitin 2003 ai u gjykua në Hagë për krime lufte duke e dënuar me 10 vjet burg, por u lirua më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Lajmi vjen pasi Sheshel vendosi për të bashkëpunuar me partinë në pushtet të Aleksandar Vuçiqit për të garuar bashkë në Beograd.

Kreu i Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojisllav Sheshel kishte thënë se SRS do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në qytetet dhe komunat serbe në koalicion me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, që aktualisht është në pushtet.

“Kam pasur bisedime me (presidentin serb) Aleksandar Vuçiq, (kryeministren) Ana Brnabiq dhe (kryetarin e Bordit Ekzekutiv të SNS) Darko Glisic dhe ne ramë dakord që SRS të formojë një koalicion me SNS për zgjedhjet e Beogradit dhe zgjedhjet e qytetit dhe komunës në brendësi të Serbisë. Përfaqësuesit tanë do të jenë në listat e kandidatëve dhe ne do të marrim pjesë në pushtetin ekzekutiv”, tha Sheshel për televizionin pro-qeveritar Happy TV.

Këtë bashkim të Sheshelit me Vuçiçin e kanë komentuar si të dëmshëm për Beogradin.

Deputeti i Partisë Demokratike Srgjan Milivojeviq tha se Vojisllav Sheshel është një kandidat i rëndësishëm i partisë në pushtet në zgjedhjet lokale të planifikuara për 17 dhjetor, gjë që tregon se çfarë e pret Beogradin nëse Partia Progresive Serbe fiton ato zgjedhje.

“Sa herë që Sheshel dhe Vuçiq ishin në pushtet, ne jetonim në frikë dhe pasiguri, të izoluar dhe në kundërshtim me botën. Sa herë që Sheshel dhe Vuçiq merrnin vendime, nënat qanin, shalle të zeza dhe këmisha të përgjakur liheshin pas. Sa herë që sundonin radikalët, Serbia bën regres”, theksoi Gjilas dhe konstatoi se Vuçiq ka të drejtë vetëm në një gjë, “këto janë zgjedhje vendimtare sepse qytetarët zgjedhin mes radikalëve të bashkuar dhe normalitetit që na vodhën, zgjedhin mes të kaluarës së tyre të shëmtuar dhe të ardhmes sonë”, kishte thënë ish-kryetari i Beogradit, Dragan Djilas.

Sheshel, i lindur në Sarajevë, u dënua sipas një aktakuze për nxitje të krimeve të luftës në kohë të kaluar nga Gjykata e Hagës pasi kaloi 10 vjet në njësinë e paraburgimit në Scheveningen. Ai u mbajt përgjegjës për dëbimin me forcë të kroatëve etnikë nga provinca veriore e Vojvodinës e Serbisë në fillim të viteve 1990. Shesheli organizoi gjithashtu vullnetarë për paraushtarakët që kryen krime lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci. Shesheli mban një doktoraturë në drejtësi dhe ka vuajtur në burg si disident nacionalist në Jugosllavinë Socialiste. Ai është një nga themeluesit e Partisë Radikale Serbe ultra-nacionaliste. /The Geopost

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë