Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala: Asociacioni është pushtet i tretë, autonomi, u pranua nga Kurti – dokumenti i 2015-ës nuk është i ligjshëm

24/11/2023 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Shala: Asociacioni është pushtet i tretë, autonomi, u pranua nga Kurti – dokumenti i 2015-ës nuk është i ligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka folur për situatën politike në vend, draft statutin e Asociacionin, dialogun me Serbinë, zgjedhjet në LDK, e shumë të tjera.

Sa i përket dialogut dhe udhëheqjes së tij nga kryeministri Kurti, Shala thotë se ky i fundit ka keqkuptime sa i përket këtij procesi.

Sipas tij, procesi ka ndryshuar, është ridefinuar.

“Në çështjet e diplomacisë dhe politikës së jashtme dhe vendet e mëdha dhe shumë të fuqishme nuk vendosin prioritete absolute. Mendoj se qeveritë duhet të përqendrohen në politikat e brendshme, ndërsa politikat e jashtme lidhen dhe përcaktohen nga të tjerët. Mendoj se Kurti ka pasur keqkuptime bazike me këto çështje dhe me procesin e dialogut. Mendoj që për një gjë ka pasur të drejtë, pra në atë që ka thënë se do të ndryshojë dialogun. Unë mendoj që dialogu ka ndryshuar, jo në kuptimin formal, pra jo në ecurinë formale, por në kuptimin e asaj që ka dhënë. Në këtë proces kryeministri i Kosovës dhe partnerët ndërmjetësit, bashkë me përfaqësuesit e Serbisë, janë marrë dhe me marrëveshjet të cilat ne i kemi arritur gjatë këtij procesi të dialogut, janë ridefinuar disa pika dhe është ridefinuar dialogu. Pra është ndjekur rendi formal i përfaqësimit por nga viti i kaluar kemi marrëveshje me Brukselin dhe aneksin e Ohrit, që është arritur brenda këtij procesi por që s’ka lidhje me ecurinë paraprake të procesit”, thekson deputeti i LDK-së.

Shala sqaron se çka nënkupton me ridefinim, derisa potencon se dokumenti i parimeve i vitit 2015 pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si dokument i ligjshëm.

“Është i njëjti proces, i ridefinuar, me synime tepër të paqarta nga ana e Kosovës, me rezultate të paqarta dhe jo transparente, që tani dita ditës po qartësohen. Çka do të thotë ridefinim? Marrëveshja e Brukselit ka dy nene të preambulës, neni 6 dhe neni 7. Neni 6 përcakton detyrimet edhe përtej datës së marrëveshjes së Brukselit dhe neni 7 përcakton dy detyrimet absolute të asaj marrëveshje, gjë që e përsërit edhe aneksi i Ohrit. Ajo është çështja e themelimit të Asociacionit dhe statusi i Kishës Ortodokse Serbe. Ndërkaq, neni 10 u drejtohet marrëveshjeve paraprake si të veçanta. Pra ky është ridefinimi. Të gjitha marrëveshjet paraprake njihen nëse janë të ligjshme.

Shembull, dokumenti i parimeve i vitit 2015 pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si dokument i ligjshëm, por si i ligjshëm duhet të konsiderohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse vetë dokumenti i referohet Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Kujtim Shala për BlicInterview.

Ai thekson se ai dokument s’ka pasur vlerë as para trajtimit nga Kushtetuese, pasi nuk është marrëveshje ndërkombëtare.

Shala thotë se Asociacioni do të thotë vetëmenaxhim, në thelb vetëqeverisje dhe më tej thotë se është autonomi.

“Ajo nuk ka pasur vlerë as para se ta trajtonte Gjykata Kushtetuese sepse dokumenti i parimeve i vitit 2015 nuk është marrëveshje ndërkombëtare. Atëherë është konsideruar marrëveshje, tekst që do t’i shërbente ekipit që do të kërkonte statutin e Asociacionit. Pra, që të mos i largohemi argumentit, janë të gjitha marrëveshjet në një vend dhe janë dy çështje, çështja e themelimit të Asociacionit, tani e ridefinuar dhe nëpërmjet një termi tjetër, vetëmenaxhim, që në thelb do të thotë vetëqeverisje dhe më tej do të thotë autonomi dhe çështja e statutit të Kishës Ortodokse Serbe, që në thelb i bie hapja e çështjes së Kishës Serbe, pasi ajo është zgjidhur me Procesin e Vjenës dhe është trajtuar me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Pra, në këtë kuptim, dialogu është tjetër dhe rezultatet e këtij dialogu sa i takon palës së Kosovës janë të tmerrshme, janë më të dëmshmet që do të mund të dilnin nga një proces i tillë”, deklaron nënkryetari i Kuvendit.

Anëtari i kryesisë së LDK-së potencon se sipas nenit 7 të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Asociacioni është autonomi, është pushtet i tretë dhe këtë e ka pranuar kryeministri i Qeveria.

“Sepse më s’kemi të bëjmë me debatin e dialogut për një asociacion, për të cilin BE kishte garantuar se s’do të ketë kompetenca ekzekutive, pra që s’do të jetë një pushtet, por tani kemi të bëjmë, negociojmë dhe siç e dëshmon dhe draft statuti, dokumenti kryesor, kemi të bëjmë me nivel të vetëqeverisjes apo më ndryshe, autonomi, s’kemi të bëjmë me një organizim mbi bazën e asociimit vullnetar, por me një pushtet të tretë, të cilin e projekton neni i 7 i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Pra ky nuk ka qenë dialogu, nuk ka qenë i përqendruar te themelimi i një pushtetit të serbëve në Kosovë, as një pushteti të Serbisë në Kosovë, që e ka strukturuar draft statuti i Asociacionit, të cilin e kanë dorëzuar emisarët dhe të cilin kryeministri dhe Qeveria e kanë pranuar”, deklaron Kujtim Shala./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë