Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Veriu.info ka siguruar pamje të automjeteve të aksidentuara në orët e pasdites, ku shihet automjetet e dëmtuara në mes të rrugës.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.
Ndryshe, sot ka pasur aksidente të shumta në Kosovë pas rënies së borës.













