
Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është treguar “super mashtrues” sa i përket “ideve” për bashkimin me Shqipërinë.
Duke listuar faktet, Mushkolaj ka theksuar se prej fillimit janë ditur këto fakte se kjo nuk mund të bëhet, por, se Kurti e ka përdorur për qëllime elektorale.
“Sidomos ai i vitet 2012(intervista e Kurtit) kur na flet se qysh ka me u bashku me Shqipërinë, e ndërkohë kur vjen në pushtet po na tregon se kjo jo është pengesë për integrime, ne s’po mundeshim me u intregu në BE. Jo se na e pasmi një Kushtetutë që s’po e lejon, a jo se neni 1.1 është në kundërshtimin me 1.3, jo se nuk paskemi ligj për referendum.
D.m.th. Albin Kurti është treguar super mashtrues prej fillimit, në pjesë e bashkimit më Shqipërisë. Për shkak se qysh atëherë, sikurse edhe sot e din që kët prova janë të njofta botërisht dhe ne të gjithë i dimë natyrisht zoti Kurti ka lujt me këtë kartë për qëllime elektorale. Pavarësisht se unë nuk besoj se qytetarët e Kosovës e kane votu në masë të madhe për këtë premtim, pavarësisht se tingëllon bukur”, ka thënë Mushkolaj.











