
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar për dy vrasjet e ndodhura të mërkurën e 29 nëntorit, në Prishtinë.
Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka kërkuar përgjegjësi për atë që ajo e quan shkallë e pasigurisë.
“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej. E tmerrshme”, shkroi ajo.
Të mërkurën e 29 nëntorit Prishtina dhe i gjithë vendi u trondit nga dy vrasje që ndodhën brenda dy orësh.
Postimi i plotë:
Dy vrasje brenda natës në kryeqytet.
Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.
E tmerrshme.











