
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë e Kosovës duke thënë se qytetarët kurrë më shtrenjtë nuk kanë paguar taksa e tatime.
“Rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %. Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”, ka thënë Krasniqi.









