Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Donjeta Demolli, e ka cilësuar të turpshme dhe të papranueshme mos-pjesmarrjen e PDK-së në protestën që ata mbajtën dje kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova.Demolli e akuzoi opozitën se ka braktisur kauzat dhe krerët e UÇK-së.
Në lidhje me deklaratën e Demollit, ka ardhur një kundërpërgjigje nga deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.Kastrati tha se të thuhet se PDK-ja ka lënë anash liderët e saj është joserioze dhe hajgare.
“Nuk i komentoj unë deklaratat e tyre, me thënë që PDK-ja ka lënë liderët e tyre anash është goxha joserioze, goxha hajgare. Ne non-stop e kemi ngritur zërin në lidhje me padrejtësitë dhe me shkeljet e të drejtave elementare që po i’u bëhen atyre atje sepse fatkeqësisht kjo Gjykatë Speciale unë konsideroj është peng i provave të Beogradit. Më së pakti aty ka të bëjë për drejtësi. Dhe kjo tentativa e fundit, unë kam reaguar edhe përmes rrjeteve sociale edhe në media. Kjo tentativa e fundit me i izolu nga familjet dhe nga njëri- tjetri për mua është një tentativë me i thy ata moralisht” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”I pyetur se pse nuk morën pjesë PDK-ja në protestën e mbajtur dje nga PDK-ja kundër vizitës së Trendafilovës, Kastrati u përgjigj kështu.
“Ne përkrahim çdo platformë, çdo reagim lidhur me padrejtësitë që po iu bëeht liderve të UÇK-së në procesin e Gjykatës së Hagës, por kjo nuk do të thotë se ne domosdoshmërisht do të jemi pjesë e organizimeve të tjera. Siç e dini ne kemi bërë organizimet tona dhe ato kanë qenë jashtëzakonisht madhështore, tubimin e madh që ekmi patur në shesh i cili nuk do të jetë i vetmi” deklaroi deputeti i PDK-së në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.











