Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërimi i mediave kroate, çfarë do të bëjë Rusia në Serbi pas zgjedhjeve

28/03/2022 - 16:59
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmërimi i mediave kroate, çfarë do të bëjë Rusia në Serbi pas zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Portali kroat “24 sata”, duke u thirrur në diplomatë të NATO’s, shkruan se në ditët në vijim, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura, Rusia mund të fillojë destabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, duke intensifikuar fushatën e nxitjes së përçarjes dhe dezinformimit. “Shpërthimi” i parë dhe më i fortë i makinerisë së propagandës ruse, sipas burimeve, që ciion kjo media, mund të ketë jehonë në Serbi, ku aktualisht po zhvillohet fushata zgjedhore, e cila konsiderohet si terren i përshtatshëm për shkak të tregut të madh dhe të trazuar mediatik.

“Prej andej, fushata do të përhapet në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Disa ambasada perëndimore në Beograd tashmë janë informuar nga qarqet diplomatike dhe shërbimet inteligjente se mediat e mbetura të pavarura në Serbi do të jenë të parat që do të goditen, dhe një prej tyre është Blic, një tabloid gjermano-zviceran, një media e rrallë properëndimore që mund të konkurrojë me një numër tabloidësh dhe stacionesh televizive pro-ruse” shkruan mediumi kroat.

“Fushata mediatike ruse do të jetë brutale, por në të njëjtën kohë do të përdorë metoda të sofistikuara. Mediat ruse, si Sputnik, i cili është shumë i njohur në Serbi, nuk do të përdoren hapur për të mbjellë përçarje”. theksohet tutje.

Sipas portalit, skena mediatike serbe është e fragmentuar dhe shpërthyese, dhe luftërat e reja mediatike shpërthejnë vazhdimisht për shkak të intolerancës së magnatëve të shumtë mediatikë, ndaj në mes të interesave të kundërta të pronësisë, grindjet mes dy mediave properëndimore nuk janë të rralla.

Rusia planifikon të përfitojë nga kjo dhe të përdorë taktikën “përçajë e sundo” për të kthyer edhe portalet si BIRN, kundër njëri-tjetrit ose kundër mediave të tjera properëndimore, si tabloidi Blic ose e përditshmja politike Danas, shpjegoi burimi.

Analistët dhe gazetarët e pavarur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë paralajmëruar për problemin e propagandës së përhapur ruse prej vitesh.

Skena mediatike serbe luan një rol kyç këtu sepse është deri tani më e madhja dhe ka një prodhim të madh ditor të lajmeve që zakonisht transmetohen pa kontroll në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

Sipas “24 sata”, në vitin 2019, Pentagoni njoftoi në një raport të titulluar “Synimet strategjike të Rusisë” se Moska ka aftësinë të promovojë ndarjet sociale në Perëndim, të dobësojë shoqërinë civile dhe të minojë sistemin shumëpartiakë në Evropë.

Raporti thekson tre qëllime të strategjisë globale të Putinit: të rivendosë dhe të sigurojë ndikimin e Rusisë në ish-Bashkimin Sovjetik, të rivendosë statusin e saj si një “fuqi e madhe” në botë dhe të prezantohet si një aktor i besueshëm, lojtar i fuqishëm rajonal dhe ndërmjetës i suksesshëm. dhe ndikimi politik në vendet anembanë botës”.

Sipas Departamentit të Shtetit, “numri i mediave dhe OJQ-ve pro-ruse është rritur me kalimin e viteve dhe përmbajtja falas e ofruar nga media shtetërore ruse, si Sputnik, i bën ato burimet e huaja më të cituara në shtypin serb”. Një raport i Fondacionit Heritage 2020 thotë se dezinformimi rus, me ndihmën e një sërë sulmesh kibernetike ndaj institucioneve shtetërore, u krye në vitin 2016 në një tentativë për grusht shteti pro-rus në Mal të Zi.

Në Maqedoninë e Veriut, Rusia përhapi dezinformata përpara një referendumi për ndryshimin e emrit të vendit, i cili lejoi Maqedoninë e Veriut të anëtarësohej në NATO.

Moska po investon gjithashtu në sektorët më të rëndësishëm në Kroaci. Kremlini me strategjinë e krijimit të ndarjeve politike ka shfrytëzuar edhe konfliktet e brendshme në Shqipëri. Në Bosnje dhe Hercegovinë, fushata e dezinformimit mbolli mosmarrëveshje etnike dhe fetare, gjatë rrugës duke promovuar shkëputjen e rajoneve serbe nga Bosnja, sipas një raporti të Fondacionit Heritage.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë