Në media po raportohet se për rastin e vrasjes së Lirodna Murselit është arrestuar si i dyshuar për rastin edhe burri i saj Naim Murseli.
Liridona Murseli ishte vrarë në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Në momentin kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.
Ajo dyshohet se është vrarë nga grabitësit, por që kjo duket se nuk është e vetmja pistë hetimi.
Policia e Kosovës ndërkohë në një komunikatë për media të lëshuar para pak minutash ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e vrasjes, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë është duke vazhduar aksioni i bastisjes në dy lokacioni në Gjakovë.












