
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se personi i tretë i arrestuar për vrasjen Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-sëKështu është njoftuar pak minuta më parë nga kjo Ministri, përmes një postimi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Komunikatë
Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.
Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!










