Nesër në ora 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Musliut.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Naim Murseli dyshohet se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, që ka ndodhur para tri ditëve në Prishtinë.










