Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është dëshmi për rrënjët e thella të patriarkatit në vend.
Ajo ka thënë se derisa bota është duke shënuar fushatën “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore” me aktivitete të ndryshme, Kosova është duke dështuar.
“Bota është mobilizuar duke shënuar 16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore me aktivitete të ndryshme që të arrijmë vetëdijësimin për parandalimin e dhunës. Ndërsa në Kosovë, po gjatë këtij 16 ditëshi, ne po dështojmë, çdo vit e më shumë, çdo vit e më keq. Vrasja e Liridona Ademajt, në mënyrë kaq brutale e të pamëshirshme është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave në vend” shkruan Jahjaga në Facebook raporton Gazeta Blic.
Jahjaga ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën.
Reagimi i plotë:
Bota është mobilizuar duke shënuar 16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore me aktivitete të ndryshme që të arrijmë vetëdijësimin për parandalimin e dhunës.
Ndërsa në Kosovë, po gjatë këtij 16 ditëshi, ne po dështojmë, çdo vit e më shumë, çdo vit e më keq.
Vrasja e Liridona Ademajt, në mënyrë kaq brutale e të pamëshirshme është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave në vend.
Të jetë humbja e Liridonës rasti i fundit. E kryerësit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar sa ma shpejtë!
Ndërsa, Policinë e Kosovës duhet duartrokitur për reagimin dhe zbardhjen e shpejtë të rastit.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjën e Liridonës! Ngushëllime dy engjujve të cilëve, jeta u mori një kthesë të rëndë, kaq padrejtësisht.













