Vrasja e Liridona Ademajt në një pritë të organizuar, ku të arrestuar janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, si dhe raste të tjera të vrasjeve në kohët e fundit, ka ngjallur reagime të shumta në publik, me theks të veçantë ka apele për mbrojtjen e jetës së femrave.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë, Mehmet Selaci, ka thënë se është mirë që të nisim e t’i familjarizojnë vajzat tona me armë dhe sapo të arrijnë moshën madhore t’i pajisim me leje dhe me armë ato, raporton VeriuInfo
“Ne qe posedojme arme me leje, disa per shenjtari dhe koleksion (si une), te tjeret per gjueti apo ata qe i bartin per shkak te profesionit, eshte mire qe te fillojme te i familjarizojme vajzat tona me to, dhe sapo te arrijne moshen, ti pajisim me leje dhe me arme ato. Zjarri me zjarre luftohet!”, ka shkruar Mehmet Selaci në Facebook.













