Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U promovua libri “Grupi MAK” nga autori, Naim Kurteshi

03/12/2023 - 22:30
në ShowBiz
A A
U promovua libri “Grupi MAK” nga autori, Naim Kurteshi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u promovua të shtunën libri “Grupi MAK”, nga autori, Naim Kurteshi. Në këtë promovim të këtij libri kushtuar grupit të famshëm të muzikës rok në Mitrovicë “MAK”, ishin të pranishëm dekanë të njësive akademike në UIBM, drejtues dhe zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, familjarë të anëtarëve të grupit “MAK”, artistë, muzikantë, personalitete të jetës publike dhe mysafirë të shumtë.

Në emër të rektores së UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala, të pranishmëve ju uroi mirëseardhje, drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari. Ai falënderoi profesorin Kurteshi që ka zgjedhur Universitetin “Isa Boletini” për promovimin e librit, duke bërë bashkë artistë, dashamirës të librit, muzikës dhe artit në përgjithësi.

Jashari theksoi se libri që po promovohet është një rikujtesë jo vetëm për një grup dhe për një solist, por për gjenerata të tëra artistësh që krijuan shije dhe kultivuan muzikë dhe art që reziston ndaj trendëve sikur ato të sotme të maskulturës apo kulturës së masave siç njihet ndryshe. “Grupi “MAK”, Haki Misini dhe të gjithë anëtarët e këtij grupi, janë vlerë elitare që kanë krijuar epokë”, tha ai.

Të pranishmëve ju ka drejtuar me një fjalë rasti edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, e cila mori përsipër që vitin e ardhshëm të ribotohet ky libër kushtuar grupit “MAK”. Për grupin “MAK” evokoi kujtime kompozitori, Xhevdet Gashi, ndërsa familjarë të anëtarëve të grupit falënderuan autorin e librit dhe organizatorët e promovimit.

Autori i librit “Grupi MAK”, Naim Kurteshi, falënderoi UIBM dhe Komunën e Mitrovicës që kanë mbështetur këtë aktivitet. Ai gjithashtu foli për ecurinë e punës dhe botimit të librit që është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe që mirëpritur gjithandej.

Gjatë promovimit u luajtën disa pika muzikore të ish-grupit “MAK” si u lexuan pjesë të librit të përzgjedhura nga redaktorja.

JU REKOMANDOJMË

Mozzik në gjykatë, për çfarë rasti?

Mozzik në gjykatë, për çfarë rasti?
11/11/2026 - 14:44

Reperi i njohur, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është parë sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Ai është pjesë e një procesi gjyqësor që lidhet me...

Më shumëDetails

Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen

Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen
11/11/2026 - 14:41

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rikthyer në vëmendje një nga diskutimet që kishte marrë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të...

Më shumëDetails

Reagimi i Fuegos kur mëson se Beharja ka lënë shtëpinë

Reagimi i Fuegos kur mëson se Beharja ka lënë shtëpinë
11/11/2026 - 14:37

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë reagime edhe te banorët e tjerë, ndërsa një prej atyre që u duk...

Më shumëDetails

Shkurta përballet me Labin pas 1 viti: “M’ke thanë e shëmtume, pa ly koke katastrof” / “Për qata ta kom bo BLLOK”

Shkurta përballet me Labin pas 1 viti: “M’ke thanë e shëmtume, pa ly koke katastrof” / “Për qata ta kom bo BLLOK”
10/11/2026 - 21:59

Pas një viti, Shkurte Haxhiu dhe Labinot Rexha janë takuar sërish, kësaj radhe në “Big Debat” tek Artistët Shqiptarë. Gjatë bisedës, ata kanë rikthyer debatet që kishin pasur...

Më shumëDetails

Klejda bën dush në “BBVK”, bie në sy me linjat trupore

Klejda bën dush në “BBVK”, bie në sy me linjat trupore
10/11/2026 - 16:49

Banorja simpatike e “Big Brother VIP Kosova”, Klejda, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo është shfaqur duke bërë dush me bikini, ndërsa format e saj trupore...

Më shumëDetails

Dy muaj pa Laurentin, motra e kujton me fjalë prekëse: “Na mungon çdo ditë e më shumë”

Dy muaj pa Laurentin, motra e kujton me fjalë prekëse: “Na mungon çdo ditë e më shumë”
10/11/2026 - 15:44

Kanë kaluar dy muaj nga vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator. Motra e tij, Xheneta Krasniqi, e ka kujtuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë