Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U promovua libri “Grupi MAK” nga autori, Naim Kurteshi

03/12/2023 - 22:30
në ShowBiz
A A
U promovua libri “Grupi MAK” nga autori, Naim Kurteshi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u promovua të shtunën libri “Grupi MAK”, nga autori, Naim Kurteshi. Në këtë promovim të këtij libri kushtuar grupit të famshëm të muzikës rok në Mitrovicë “MAK”, ishin të pranishëm dekanë të njësive akademike në UIBM, drejtues dhe zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, familjarë të anëtarëve të grupit “MAK”, artistë, muzikantë, personalitete të jetës publike dhe mysafirë të shumtë.

Në emër të rektores së UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala, të pranishmëve ju uroi mirëseardhje, drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari. Ai falënderoi profesorin Kurteshi që ka zgjedhur Universitetin “Isa Boletini” për promovimin e librit, duke bërë bashkë artistë, dashamirës të librit, muzikës dhe artit në përgjithësi.

Jashari theksoi se libri që po promovohet është një rikujtesë jo vetëm për një grup dhe për një solist, por për gjenerata të tëra artistësh që krijuan shije dhe kultivuan muzikë dhe art që reziston ndaj trendëve sikur ato të sotme të maskulturës apo kulturës së masave siç njihet ndryshe. “Grupi “MAK”, Haki Misini dhe të gjithë anëtarët e këtij grupi, janë vlerë elitare që kanë krijuar epokë”, tha ai.

Të pranishmëve ju ka drejtuar me një fjalë rasti edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, e cila mori përsipër që vitin e ardhshëm të ribotohet ky libër kushtuar grupit “MAK”. Për grupin “MAK” evokoi kujtime kompozitori, Xhevdet Gashi, ndërsa familjarë të anëtarëve të grupit falënderuan autorin e librit dhe organizatorët e promovimit.

Autori i librit “Grupi MAK”, Naim Kurteshi, falënderoi UIBM dhe Komunën e Mitrovicës që kanë mbështetur këtë aktivitet. Ai gjithashtu foli për ecurinë e punës dhe botimit të librit që është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe që mirëpritur gjithandej.

Gjatë promovimit u luajtën disa pika muzikore të ish-grupit “MAK” si u lexuan pjesë të librit të përzgjedhura nga redaktorja.

JU REKOMANDOJMË

Dukagjin Lipa në lot gjatë martesës së Duas, publikon fotografi nga dasma madhështore

Dukagjin Lipa në lot gjatë martesës së Duas, publikon fotografi nga dasma madhështore
27/06/2026 - 14:49

Fotografitë pasqyrojnë atmosferën e ngrohtë familjare, emocionet e forta dhe çastet më të bukura të festës. < Foto: Dukagjin Lipa / Instagram Një nga fotografitë që ka tërhequr...

Më shumëDetails

Këngët e Dua Lipës “ndalojnë” për pak konferencën e trajnerit të Portugalisë

Këngët e Dua Lipës “ndalojnë” për pak konferencën e trajnerit të Portugalisë
27/06/2026 - 11:20

Muzika e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka “ndërprerë” për disa minuta konferencën për shtyp të trajnerit të Portugalisë, Roberto Martínez, të mbajtur të premten. Gjatë...

Më shumëDetails

“Inati x Taka”, Kida lanson projektin e ri muzikor (VIDEO)

“Inati x Taka”, Kida lanson projektin e ri muzikor (VIDEO)
26/06/2026 - 09:54

Këngëtarja e njohur, Kida ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor. “Inati x Taka” është titulli dhe është sjellur edhe me një videoklip veror. Për tekstin...

Më shumëDetails

Xheneta lajmërohet nga palestra, po duket si “bombë”

A me shku te hoxha? Xheneta dyshon në sehire në banesë, rrëfen përjetimin e frikshëm
25/06/2026 - 19:24

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është goxha aktive në rrjetet sociale. Sidomos në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo ndan me ndjekësit e...

Më shumëDetails

Gold AG dhe Buraku i këndojnë dashnisë

Gold AG dhe Buraku i këndojnë dashnisë
25/06/2026 - 15:39

Dy artistët e njohur, Gold AG dhe Burak Vehapi kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët muzikor. “Dashnia jeme”, titullohet kënga, së cilës i është realizuar dhe një...

Më shumëDetails

Kush ishte personi që e detyroi Shakirën ta puthte gjatë ndeshjes së Kupës së Botës FIFA?

Kush ishte personi që e detyroi Shakirën ta puthte gjatë ndeshjes së Kupës së Botës FIFA?
25/06/2026 - 14:33

Ndërsa po ndiqte ndeshjen midis Argjentinës dhe Austrisë në stadiumin e Dallasit, këngëtarja kolumbiane, Shakira, u pa duke u shtyrë për një puthje. Tifozët që po ndiqnin ndeshjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë