Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i LDK-së e krahason Kurtin me Hotin: Askush s’po e pret në ShBA, Qeveri pa strategji

29/03/2022 - 09:28
në Lajme
A A
Kush i ka meritat për progresin në luftën kundër korrupsionit, çfarë shkruajnë Kurti e Hoti?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se për një vit sa është në pushtet Lëvizja Vetëvendosje krijohet përshtypja se vendi nuk ka pasur Qeveri të mirëfilltë.

Kjo ngase sipas tij, ndonëse për herë të parë Kosova pas zgjedhjeve, është formuar një Qeveri që e vetme e ka shumicën, por që nuk ka bërë thuajse asgjë.

Deputeti i LDK-së, thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka qartësi për zhvillim ekonomik, politikë të jashtme dhe dialog.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës kemi pasur një rezultat të zgjedhjeve që ka nxjerrë një Qeveri të fuqishme. Kjo ishte dashur të përkthehet me shumë lehtësi për qeverisjen, për të kryer punë, për të dhënë vendime për të realizuar programin e tyre qeverisës. Fatkeqësisht për një vit qeverisje të krijohet përshtypja sikur Kosova nuk ka pasur Qeveri të mirëfilltë, më tepër një lloj qeverisje sepse nuk ka qartësi as për zhvillim ekonomik, as për masa që duhet të ndërmarrë, as për vizionin e tyre për ekonomi politikë të jashtme e dialog”, tha Selmanaj.

Mes tjerash, ai tha se Qeveria Hoti pas dy jave pasi kishte marrë detyrën ishte ftuar nga zyrtarë të ShBA-së për takime, ndërsa Kurtin nuk po e pret askush.

Sipas tij, krerët e institucioneve akoma janë duke mësuar se çfarë duhet bërë dhe se si qeveriset me vendin, e nuk ka agjendë e strategji për vizat, anëtarësimin në BE e çështje të tjera më rëndësi.

“Çfarë ndodhi me këta, asnjë aplikim, asnjë agjendë të qartë për aplikim, nuk e kanë idenë se ku duhet të aplikojë Kosova dhe cila është rruga e saj, asnjë strategji me 5 shtet mosnjohëse, asnjë strategji për rrugën në BE dhe liberalizim të vizave. Vizita jo serioze. Qeveria Hoti është ftuar nga ShBA-ja për të shkuar në Uashington pas dyjave”.

“Ndërsa një vit Albin Kurit nuk po arrin të draftojë agjendë dhe nuk po dinë kë ta vendos në agjendë sepse nuk po e pret askush. Tash po sillemi sikur nuk kemi partneritet me ta. Kjo Qeveri akoma është në kërkim të agjendës së kësaj qeverisje. Akoma janë duke u mësuar se çfarë duhet bërë. Unë po e shoh se do t’i shkon duke provuar për të mësuar e nga ana tjetër duke i sjellë dëme vendit”./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë