Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Naimi si person ka qenë imponues, prezantohej se e ka në Suedi një biznes familjar”, Zyberaj flet për Murselin

04/12/2023 - 16:29
në Lajme
A A
“Naimi si person ka qenë imponues, prezantohej se e ka në Suedi një biznes familjar”, Zyberaj flet për Murselin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jetlir Zyberaj, këshilltar i deputetit dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli, ka thënë se Naim Murseli prezantohej si një person që kishte një biznes në Suedi dhe se ishte i punësuar me rrogë në ekipin e Behgjet Pacollit.

Zyberaj, në një intervistë për Euronews Albania të hënën, zbuloi detaje nga njohja e tij me Murselin.

Ai tha se Naim Murseli ishte njohur me Behgjet Pacollit gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2008 ose 2009.

“Ka qenë rreth vitit 2008 – 2009 kur ne kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi në fushata zgjedhore. Kush e njeh nga natyra z. Pacolli e di se çfarë qasje ka me njerëzit, e veçanërisht me të rinjtë. Në atë kohë ky djali është afru, është prezantu në fushatë zgjedhore dhe e ka shfaq brengën e tij për një sëmundje që e ka pasur në atë kohë dhe ka kërkuar ndihmë nga z. Pacolli. Siç e dini, ne e kemi një fondacion që asistojnë në raste të tilla. Pas atij rasti, ai është afruar te ne që ta bëjmë një lloj shpagimi që t’ia afrojmë një vend pune duke i shfaqur aftësitë e veta në IT, në internet.. dhe është angazhu për punë në rrjete sociale. Ai ka qenë pjesë e entorazhit, por s’ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të z. Pacolli. Këtë dua ta sqaroj unë, çfarë këshilla mund t’i japë z. Pacollit një 25-vjeçar”, tha Zyberaj.

Zyberaj, tha se askush në ekipin e Behgjet Pacollit nuk e ka besuar se Murseli mund të prodhojë një akt të tillë kriminal.

Ai ka thënë se Murseli ka pasur qasje në familjen e Pacollit.

“Ne e kishim brenda një person te i cili nuk besonim që ka kapacitete të prodhonte një akt të tillë kriminal. Natyrisht se z. Pacolli ishte i shokuar. Të gjithë ne ishim të shokuar, sepse ai si person kishte qasje edhe në familjen e z. Pacolli, ishte futur në shtëpinë e z. Pacolli dhe kishte kontakt edhe me fëmijët e tij”, tha Zyberaj.

I pyetur për të ardhurat e Murselit, Zyberaj tha se ishte në dijeni se ai kishte thënë se ka një biznes familjar në Suedi.

“Naimi si person ka qenë imponues. Naimi, është imponuar jo vetëm në rrethet politike, shoqërore, por kujtoj edhe më herët se pa ftesë kur dëgjonte se z. Pacolli e kishte dikënd mysafir në shtëpinë e tij, ai shkonte aty dhe imponohej. Naimi ka punuar dhe është paguar për punën që e ka bërë te ne, jo pagë shumë të madhe por natyrisht brenda realitetit të Kosovës. Në vazhdimësi, ai ka prezantuar ide dhe ka marrë mbështetje edhe nga z. Pacolli për ato ide biznesi që të ndërtoj diçka të veten. Prezantohej se e ka në Suedi një biznes familjar, një Coffe Shop, dhe kjo është ajo që e kam ditur për të ardhurat e tij”, rrëfeu Zyberaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë